Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babani në një dalje publike tha se akuzat e PD janë të sajuara dhe se s’kanë lidhje me të.

Babani shprehet se PD bën deklarata të rreme vetëm që të prishë imazhin e tij, ndërsa deklaroi se Gazmend Bardhi ka bërë shpifje dhe se ka autorizuar avokatët.

“E gjithë kjo histori është e sajuar se nuk ka lidhje me mua, unë deklarimet i kam bërë të qarta, ata nëse kanë fakte mund të kishin shkuar në Prokurori. Mua nuk më ndalin. Unë po pres që ata të bëjnë padinë në Prokurori, po prës ftesën e Prokurorisë dhe jam i gatshëm të shkoj e të jap deklarimet e mia. Ata meqë e kanë bërë padinë pse dalin të flasin në televizor? Me 4 prill 1994 deri më 27.10.1994 kam qenë në hotel në punë, gjatë gjithë kësaj periudhe, dhe këto janë vitet e mia të punës. Unë në jetën time nuk kam qenë kurrë i ndaluar. Asnjë person me të cilët kam bashkëpunuar atje nuk ka pas emrin Saimir. Unë kam autorizuar avokatët e mi dhe po shoh para se Prokuroria të dalë me një vendim që t’i bëj një denoncim zotit Bardhi për shpifje. Nuk kam ndryshuar asnjëherë emër e as mbiemër”, tha Babani.