03/12/2020 - 11:42
Duke folur në lidhje marrëveshjen e BERZH ku Shqipëria ka kërkuar 15 mln euro për shtimin e kapaciteteve spitalore në luftën kundër COVID, deputeti Ralf Gjoni shpreh votën e tij kundër kësaj iniciative.
Ai tha se do të votonte pro nëse këto para do të shkonin me vërtetë në ndihmë të qytetarëve.
"Parlamenti është vatër infektimi, nuk ka ajrosje fare. Juve merrni borxh. Do votoja pro nëse do besoja që 1 % e këtyre fondeve të shkonte për qytetarët shqiptarë. Ku do të shkojnë këto para. Pse ne kemi mbërritur këtu që duhet të marrim borxhe të tilla të vogla për këtë pandemi. Pse nuk ka lekë në Shqipëri? Sepse ka një korrupsion galopan në Shqipëri. Që ka korrupsion në Shqipëri këtë e dinë të gjithë, e thotë çfarëdolloj raporti, kush jua ka fajin tani, Saliu apo Meta? Çdo shqiptar që kalon COVID-in harxhon shifra stratosferike. Unë vetë e kalova COVID-in lehtë fare. Prapë 300 mijë lekë harxhova. Të gjithë nga frika se u është futur terrori përdorin antibiotikë. Jo të gjithë kanë zgjedhur të rrinë dhe të besojnë shëndetin e tyre në dorën e mjekëve shqiptarë. Jo të gjithë mjekët janë pozitivë. Sot në Shqipëri kemi mjekë familje që thyejnë rregullat e Ministrisë së Shëndetësisë duke dhënë receta të gabuara. Ka shumë mjekë në lagje që po japin receta të gabuara për një formë të lehtë COVID. Ne po ngrejmë një komision për aludime të krimeve të drejtuesve të UÇK-së në Shqipëri duke i hedhur benzinë zjarrit serb ndërkohë që kemi shumë problematika për shkak të koronavirusit", tha Gjoni.
/portali DurresLajm/