Marrëveshje të fshehtë Rama – Basha? Flet Berisha

23/01/2020 - 21:47

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur poshtë çdo aludim për një marrëveshje të fshehtë Rama – Basha. Ai tha se zgjedhje me Ramën kryeministër nuk mund të ketë, por opozita nuk mund të refuzojë diskutimet për reformën zgjedhore.

“Kjo reformë elektorale nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme, por kjo është jetike për ne.

Ka një platformë me 9 kushte. Nëse opozita e kundërshtonte sot tryezën e dialogut, nëse unë do të isha socialdemokrat gjerman do thoja në parlament se opozita shqiptare është anti-kombëtare dhe nuk lejon hapjen e negociatave.

Asnjë diskutim nuk ka se një akt tryeze zgjon një seri pikëpyetjesh. Nuk merrem me asgjë tjetër vetëm me domosdoshmërinë që kanë zgjedhjet. Opozita nuk mund të refuzojë tryezën e zgjedhjeve. Nëse refuzohet tryeza për zgjedhjet unë i pari do të thoja që “kjo opozitë nuk do zgjedhjet”

Me Edi Ramën kryeministër zgjedhje nuk mund të ketë. Negociatat për reformën? Ka pasur bisedime, por jo presion. Marrëveshje në prapaskenë? Absolutisht, ju garantoj se në dijeninë time nuk ka asnjë marrëveshje. Ju garantoj. Ju garantoj që jo. Në dijeninë time, absolutisht.

Takim Rama Basha në një vend të huaj? Lorenc, (Vangjeli) ti bie viktimë e zyrës së Fugës. Si mund të të mashtrojë Fuga ty? Të të viktimizojë Fuga është fatkeqësi. Asnjë takim dhe marrëveshje të fshehtë nuk ka, por është një strategji e hershme e Ramës që hap gjithmonë fjalë se po negocion me Bashën.

Në rast se Rama nuk u përmbys dhe zgjedhjet u bënë, e domosdoshme ishte reforma. Nuk e besoj që opozita nuk e ka të qartë se me Ramën nuk ka zgjedhje, por këtë detyrim para shqiptarëve ajo e ka të dyfishtë” – tha Berisha në “Opinion”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Teksa nuk na ndan shumë nga mbledhja e sotme e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, vjen një reagim nga nënkryetari i LSI-së Petrit

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me reagimet e këtij të fundit për

Kryeministri Edi Rama, teksa ka shpërndarë postimin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha, ku shihet në një takim me qytetarët në Durrës, ndë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka shpërndarë foto nga takimi i kryedemokratit Lulzim Basha me banorët në Durrës, duke u sh

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shkruan në “Facebook” se pas dy muajve izolimi shqiptarët e kanë kuptuar që rreziku më i madh n

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka shpërndarë qëndrimin e kreut të Delegacionit të BE në Tiranë, Luigi Soreca, për reformën zgjedhore, duk

Drafti përfundimtar i Komisionit të Venecias, lidhur me përplasjen e vjeshtës së kaluar në Shqipëri, mes presidentit Ilir Meta dhe Parlam

Pas publikimit të draftopinionit të Komisionit të Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese që solli një përplasje tjetër mes maxhora

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar në lidhje me Reformën Zgjedhore.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim përshëndeti takimin e radhës së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.