Marsida Xhaferllari dhe Arta Vorpsi janë paraqitur në Gjykatën Kushtetuese mëngjesin e kësaj të hëne. E para u betua mbrëmjen e djeshme tek Presidenti Ilir Meta, kurse e dyta e bëri betimin e saj tek një zyrë noteriale.

Të dyja sot janë paraqitur në punë dhe nuk kanë preferuar të bëjnë asnjë koment për gazetarët që ndodheshin jashtë Gjykatës Kushtetuese.

Dy anëtaret “luftojnë” për të njëjtën zyrë dhe ky mesa duket është ngërçi i ri me të cilin përballet Gjykata Kushtetuese.