Masakra e Srebrenicës, Rama: Tentativa për të rishkruar historinë

11/07/2020 - 19:53

Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të OSBE, ka reaguar në 25 vjetorin e Masakrës së Srebrenicës, një prej ngjarjeve më të rënda në Europë pas Luftës së Dytë Botërore, ku u ekzekutuan rreth 8000 burra dhe fëmijë myslimanë.

Rama shton në mesazh se ndihet i trishtuar që ka përpjekje në rritjet për të rishkruar historinë e asaj që ndodhi në Srebrenicë dhe zonat përreth në vitin e trishtë 1995.

"Shkalla dhe egërsia e këtij gjenocidi është një tragjedi që rëndon sot mbi shpirtin tonë, edhe 25 vite më vonë. Unë shpreh respektin ndaj viktimave që u vranë pa mëshirë dhe ofroj ngushëllimet e mia të thella për familjet e atyre që humbën jetë. Rishkrimi me qëllimin e keq i historisë mund të çojë në të njëjtat gabime dhe krime që po bëhen përsëri. Gjyqtarët lokalë dhe ndërkombëtarë kanë dokumentuar atë që ndodhi në Srebrenicë dhe rrethinat e saj në vitin 1995. Kjo nënvizon domosdoshmërinë e dhënies së drejtësisë. Mosndëshkimi nuk është opsion. Ne gjithmonë themi se Srebrenica nuk duhet të përsëritet kurrë, por vetëm disa vite më vonë pati një konflikt shkatërrues në Kosovë. Përgjegjësia për krimet u takon atyre që i kanë kryer. Por, shoqëritë janë gjithashtu fajtore nëse ato nuk kujtojnë dhe nuk mësojnë nga leksionet e asaj që ndodhi në Srebrenicë."

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të skulptorit Arben Bajo, i cili nuk arriti të fitonte betejën me COVID-19.

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku shkruan në Facebook se në Shqipëri klima për bizneset është mbytëse çka i ka detyruar të investojnë

Përmes një statusi në Facebook, ish-deputeti demokrat në Qarkun e Dibrës, Xhemal Gjunkshi ka denononcuar zv.komandantin e Forcave Detare,

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar përmes një postimi në Facebook 8 gushtin e vitit 1944 kur rreth 300 të rinj antifashistë u mblodhën në ma

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka i është përgjigjur kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Ballës, në lidhje me deklaratën e këtij të

Eksperti i ekonomisë në PD, shefi i kabinetit të kryetarit të PD, Dorian Teliti ka folur sot në rubrikën “Opinion” në News24 për situatën

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kujton 4 efektivët e policisë të vrarë në krye të detyrës Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastrio

Nënkryetari i PD Durrës, Arlind Boshku ka denoncuar përmes një postimi në rrjete sociale ato që ai i konsideron si raste flagrante të rin

Paraditen e sotme, presidenti Ilir Meta ka publikuar në “Facebook” pamjet filmike të 29 viteve më parë, kur rreth 20 mijë shqiptarë u nis

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar foto të plazheve të boshatisur edhe pse është muaj pushimesh.