Kur kanë kaluar tre ditë pas masakrës së Selenicës ku humbën jetë 8 anëtarë të një familjeje, është bërë i gjallë edhe kryeministri Edi Rama, pasi ka reaguar për herë të parë.

Ai i është përgjigjur komentit të një prej ndjekësve të tij në rrjetin social Facebook, i cili i shkruante kryeministrit:

"Pasqyrë e bukur me 8 të vrarë? Policia duhet të punojë më shumë, me të vërtetë armët i kemi nga xhaxhi Sali por ju duhet të bëni diçka më shumë." 

"Me fal ti jeton ne kete bote apo jeton ne hene, sepse ne kete bote, ndodhira te tilla ekstreme ndodhin edhe ne vendet me te zhvilluara demokratike, e nuk kane asnje lidhje me qeverine!", ishte kjo përgjigja e kreut të qeverisë për 8 familjarët e vrarë të premten e 10 gushtit në fshatin Resulaj në Vlorë.