Masat e reja nga 1 qershori, Rama: Ja kur do të hapet transporti publik dhe plani i të dielës pa makina deri në mars 2021

24/05/2020 - 21:08

Në një komunikim në Facebook, kryeministri Edi Rama njoftoi masat e reja duke nisur nga data 1 qershor.

Nga e hëna e ardhshme, Rama tha se do të hapen kufijtë tokësorë me fqinjët ndërsa sa i përket plazheve, tha se nga 1 qershori ato do të hapen vetëm për hotelet dhe nga 10 qershori për të gjithë qytetarët.

“Duke nisur nga e hëna e 1 qershorit do të hapim kufijtë tokësorë me fqinjët, për të gjithë shqiptarët, qofshin me pasaportë të Shqipërisë, apo të Kosovës, Maqedonisë së Veriut a Malit të Zi. Ne do të vazhdojmë t’u bëjmë thirrje të gjithëve pa përjashtim, për kujdes, kujdes, kujdes”."Më 1 qershor do të hapen kufijtë, por ende jo plazhet. Kam marrë të shara me libër shtëpie dje nga plazhistë në Dhërmi, që i kishte ngritur e përzënë policia. Nuk kam ndërmend të bëj të mirin për t’i hapur rrugë të keqes. Askush sot në Europë nuk i ka hapur plazhet, nuk ka asnjë vend që ka hapur plazhet. Greqia ka vendosur t’i hapë plazhet në korrik, të tjerë nuk kanë vendosur ende. Ndërsa ne do t’i hapim nga 1 qershori vetëm për hotelet dhe pas 10 qershorit për të gjithë pa përjashtim.”

Kryeministri njoftoi gjithashtu se “kjo do të jetë java e fundit e kufizimeve dhe orareve, në Tiranë dhe në qytetet tona, por fundjava pa makina do të mbetet në fuqi edhe dy të shtuna e të diela”.

“Për t’u rikthyer pas sezonit të verës çdo të diel minimalisht, nga tetori dhe deri në marsin e ardhshëm, si një moment i përjavshëm kushtuar ajrit pa tym makinash, familjeve, të moshuarve, fëmijëve dhe mjedisit, mjedisit tonë"

Deri në fund të muajit, kryeministri u shpreh se qeveria do të ketë strategjinë e re për transportin publik, duke e hapur atë pjesë-pjesë.

“Do t’i hapim pjesë-pjesë linjat e transportit publik, duke vënë në jetë një reformë tërësore të këtij sektori në një pjesëmarrje direkte të shtetit, në garantimin e standardeve të reja, jo thjeshtë në funksion të mbrojtjes të shëndetit sot, por edhe të rritjes së ndjeshme të cilësisë së shërbimit në transportin publik, urban dhe ndërurban nesër”.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish- deputetja e PD, Jorida Tabaku ka publikuar raportin e agjencisë prestigjioze Moody’s Investors Service ku analizon ekonominë e Shqip

Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të OSBE, ka reaguar në 25 vjetorin e Masakrës së Srebrenicës, një prej ngjarjeve më të rën

Ish-eurodeputeti Knut Fleckenstein në një intervistë për emisionin "Kjo javë" në News24 u ndal edhe tek çështja e shkëmbimit të territore

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se prej ditës së djeshme, 10 korrik ka hyrë në fuqi ligji për aktiv

26 nëntorin e ardhshëm shkolla “Shaqe Mazreku” në Durrës do të jetë gati për të pritur 711 nxënësit e saj, me kushte shumë më të mira, pë

Artikulimi i socialistëve për të hapur listat dhe mosdakordësia e demokratëve lidhur me këtë argument, është bërë pjesë e retorikave mes

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas deklaratës së kreut të opozitës, Lulzim Basha, i cili tha se marrëveshja e 5 qershorit është

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vjen me një mesazh të fortë, ndërsa i bën të qartë rivalit të tij politik, Edi Ramës, s’e asku

Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend sërish një tjetër ligj. Bëhet fjalë për ligjin nr.

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot masakrën që ndodhi në Srebrenicë 25 vjet më parë ,më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.