Ashtu si në seancat e fundit edhe seanca e sotme e Kuvendit është shoqëruar me tensione dhe debate të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës.

Lideri demokrat Basha nuk ka pranuar të lëshojë foltoren dhe në këto kushte kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka kërkuar që të miratohen projektligjet pa diskutime, kërkesë që është aprovuar nga mazhoranca.

Pas votimit, seanca e Kuvendit është mbyllur, por deputetë të opozitës dhe kreu i PD-së ka vijuar të qëndrojë në Kuvend.