"Mazreku "Qytetar Nderi", Azem Hajdari po vritet për herë të dytë!"

14/06/2018 - 14:06

Teksa publikon vendimin e bashkisë së Hasit, deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka në një deklaratë për mediat nga selia blu, tha me nderimi që po i bëhet Gafurr Mazrekut me urdhër të Ramës, Azem Hajdari po vritet për herë të dytë.

Deputeti demokrat i Kukësit ndër të tjera u shpreh se "Nderimi i një deputeti që ka përdorur armën brenda sallës së Parlamentit kundër Azem Hajdarit është modeli që Edi Rama ka ndjekur që kur ka ardhur në pushtet."

DEKLARATA E PLOTË

Dy dekada pas atentatit brenda në Parlament kundër Azem Hajdarit, atentatori, deputeti i Partisë Socialiste në atë kohë, Gafurr Mazreku propozohet nga Edi Rama per t’i dhënë titullin “Qytetar Nderi”.

Partia Demokratike disponon propozimin që Kryetari i Bashkisë së Hasit i ka bërë Këshillit Bashkiak për të nderuar një vrasës si Gafurr Mazreku me titullin më të lartë që mund të japë pushteti lokal.

Nderimi i një deputeti që ka përdorur armën brenda sallës së Parlamentit kundër Azem Hajdarit është modeli që Edi Rama ka ndjekur që kur ka ardhur në pushtet.

Është modeli që nderon dhe i jep pushtet kriminelëve në parlament, qeveri dhe bashki, siç është rasti i Elvis Roshit, Mark Frrokut, Arben Ndokës dhe të tjerëve si ata.

Është modeli që mbron krimin të lidhur me qeverinë, siç është rasti i saimir Tahirit dhe Agron e Fatmir Xhafës.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak është parashikuar për të hënën, prandaj ne i bëjmë sot thirrje Edi Ramës të tërhiqet nga ky vendim skandaloz që vret për herë të dytë Liderin e Lëvizjes së Dhjetorit Azem Hajdari.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka cilësuar operacionet e ditëve të fundit të policisë, shkatërrim të dosjes për të shpëtu

Janë caktuar dy kandidaturat e Partisë Socialiste për të qenë anëtarë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

"Gjermania dhe Italia shkatërrojnë bandën e partisë siçiliste dhe të Noriegës në Shqipëri!"

Kryeministri Edi Rama, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë ata nxënës, të cilat do të studiojnë për mësuesi.

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama për të diskutuar për situatën në vend si dhe

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas operacioneve të zhvilluara nga Policia e Shtetit me qëllim kapjen e personave me precedentë penalë,

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar me anë të një postimi në “Facebook”, ku shkruan se operacionet e djeshme të policisë

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj vlerëson operacionin policor të ditëve të fundit të shtrirë në 12 qytete, që deri më tani ka çuar në

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka reaguar pas arrestimit të ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Arben Çuko.