Presidenca e Shqipërisë ka reagur për vendimin e shpalljes “Qytetari Nderi” i Hasit, të Gafur Mazrekut, i cili plagosi me armë brenda ambienteve të Parlamentit, Liderin e Dhjetorit dhe Heroin e Demokracisë, Azem Hajdari.

Zëdhënësi i Presidentit, zoti Tedi Blushi i pyetur sot nga mediat rreth këtij vendimi, u shpreh:

"Çdo akt që evokon konfliktet ekstreme dhe dhunën kriminale duhet dënuar dhe evituar në jetën publike. Ky vendim është një provokim i panevojshëm, në tejkalim të vlerave e moralit të shoqërisë sonë dhe perspektivës të saj të qartë europiane. Dekorimi i personave të dënuar me vendim gjykate për plagosje me armë, nuk përputhet me standardet e një shoqërie demokratike."