Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila i cilësoi akuzat e Presidentit Ilir Meta një “lajthitje ligjore”.

Vasili pyet në një postim në Facebook se pse nuk e ka marrë SPAK-u akoma ministren, që ai e quan mashtruese, ndërsa shton se ajo ka falsifikuar shkresat me mafiozët e Ministrisë së Drejtësisë ditën për diell dhe del e kakaris si gjel mbi pleh.

POSTIMI I VASILIT

Nuk e mori SPAK-u akoma kete mashtruesen e ministrise se drejtesise!

Akoma pret SPAK- U per ta marre kete.

Akoma s’ka ikur kjo nga syte kembet.

Mashtruesja ministre fallsifikon shkresat me mafiozet e ministrise se drejtesise diten per diell dhe del e kakaris si gjeli mbi pleh.

Mashtruesja firmos rrugaçerira shteterore si e marre se ja kerkon i marri.

Mbahu mashtruese mbahu, nuk ke pare gje akoma…..

Eshte shume e rende kjo histori, nuk eshte pune golash….

Shihi mashtruese edhe nje here fallsifikimet dhe ik sa s’eshte vone!