11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Shqipëri. Lajmi është konfimuar nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

Kryeministri thotë se deri më tani në vendin tonë kanë mbërritur mbi 760 mijë vaksina, teksa thotë se ardhja e vaksinave do të vijojë sipas kalendarit të përcaktuar.

Rama thotë se objektivi i qeverisë është kryerja e 1 milion vaksinimeve në Shqipëri.

11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri.  Çdo javë do të vijnë vaksina AntiCovid,…

Posted by Edi Rama on Monday, May 10, 2021