Në aeroportin e Rinasit ka mbërritur këtë të shtunë një tjetër sasi vaksinash AstraZeneca.  

Bëhet fjalë për një sasi prej 40,800 dozash, nëpërmjet instrumentit Covax, ndërsa pritet që mbi 250,000 vaksina të vijnë në ditët në vijim.

“Aeroporti “Nënë Tereza” – Mbërrijnë 40,800 doza të vaksinës AstraZeneca, nëpërmjet instrumentit Covax, teksa presim mbi 250,000 vaksina në ditët në vijim, për ta rritur më tek ritmin e lartë të vaksinimit dhe për të përqafuar jetën, diellin e detin, në sezonin e ri turistik”, shkruan kryeministri Edi Rama në Facebook.