Mbeturinat në Durrës, Igli Cara shpërthen ndaj Ramës e Dakos: S’kanë faj njerëzit për paaftësinë tuaj!

13/06/2018 - 16:51

Rreth mbledhjes dy ditore të qeverisë në qytetin e Durrësit, ku janë prezantuar 100 projekte për këtë qark, ka reaguar ish-deputeti demokrat i Durrësit, Igli Cara.

Cara në një postim në Facebook, komenton deklaratën e kryeministrit Rama për vendgrumbullimin e mbeturinave si dhe akuzon këtë të fundit dhe kryebashkiakun Vangjush Dako si mashtrues.

Cara shkruan se “me beri pershtypje, qe nuk tha asnje fjale te vetme per keqmenaxhimin e deritanishem nga ortaku i tij politik Dako dhe akoma me teper per turp te tij gjeti dhe fajtoret e kesaj situate, te cilet ishin njerezit .. Pra, sipas tij ishin fajtore qytetaret e Durresit per kete katastrofe ambientaliste ....”

POSTIMI I PLOTË

Nuk e kane fajin njerezit per paaftesine dhe makuterine tuaj.

Rama vizitoi sot Durresin i shoqeruar nga miku i tij Dako, ku foli per "arritjet" e qeverise se tij ne kete qark... 
Nder te tjera me beri pershtypje komenti i tij per vendin e djeges se plehrave ne qytetin e Durresit. 
Megjithese ka mbi 12vjet, qe ky vend i prodhimit te helmit eshte denoncuar nga media, qytetaret, por me se shumti nga perfaqesuesit e opozites dhe PD, sot Rama u mundua te jape dhe zgjidhjen : plehrat ketej e tutje do te perpunohen ne Tirane....
Ok, shenje e mire kjo, qe se paku erdhi me ne fund dhe e pranon si problem.
Por me beri pershtypje, qe nuk tha asnje fjale te vetme per keqmenaxhimin e deritanishem nga ortaku i tij politik Dako dhe akoma me teper per turp te tij gjeti dhe fajtoret e kesaj situate, te cilet ishin njerezit ..
Pra, sipas tij ishin fajtore qytetaret e Durresit per kete katastrofe ambientaliste ....
Te verteten banoret e Durresit e dine, qe per rreth 12 vite Z.Dako megjithese ka qarkulluar me firme te tij afro 200 Milione euro (buxhet bashkie, grante te pakushtezuara, fonde per projekte te ndryshme, etj)
nuk e ka pasur kurre, po kurre prioritet kete problem..
Prioritet i tyre jane projektet per fasadat, punimet e betonit, palmat, rilindja urbane, koncensionet e ndryshme ne bashki, etj, etj...
projekte keto, qe prodhojne Euro, shume Euro, per sojin e sorollopin e tyre dhe gjithnje e me pak projekte qe lehtesojne jeten e durrsakeve. ...
Dyshja Rama- Dako nuk njeh kufij ne mashtrim.....
Ne kete muaj te Ramazanit nuk mund t'iu them tjeter vecse..
Allahu ju falte per shkaterrimin e ketij qyteti....

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka thotë se situata sizmike ka kaluar rrezikshmërinë e saj.

Roxhensa Haxhillari, drejtuesja e Departamentit për Çështjet Sociale dhe Punësimin, në PD Durrës, ka reaguar përmes një statusi në rrjete

Kryebashkiakja e Durrësit Valbona Sako, e cila ka qenë përgjatë ditës së sotme në terren, për të inspektuar banorët e prekur në çdo Njësi

Në lidhje me tërmetet e fuqishme që kanë goditur Shqipërinë, ka reaguar edhe ambasadori i BE-së në vendin tonë Luigi Soreca.

Pas Durrësit, kryeministri Edi Rama është kthyer në Tiranë.

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar fondin prej 1 milion dollarësh për të përballuar dëmet e shkaktuara nga tërmeti i fuqishëm që ra

Kryetari i partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima, i ftuar në Syri TV, teksa komentoi vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-ministrin

Kryeministri Edi Rama ishte sot në qendrën e pritjes që është ngritur në stadiumin e Durrësit që ishte edhe më pranë epiqendrës dhe forcë

Një milion dollarë është fondi që Bashkia e Tiranës do të vendosë për kapërcimin e situatës nga tërmeti i së shtunës.