Mbledhja e dy qeverive, nënshkruhen një sërë marrëveshjesh

11/01/2014 - 18:15

Prizren, mbledhje e përbashkët e dy qeverive, Thaçi: Shembull për rajonin, Rama: Nuk cënon kufijtë

11 janar 2014 - Paraditen e sotme, nisi në Prizren takimi i përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. I pari fjalën në këtë mbledhje e mori kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e vlerësoi këtë mbledhje si një moment për nisjen e punës për të ardhmen e përbashkët. Thaçi vuri në dukje se rruga e Kombit duhet të jetë më efikase për kalimin e mallrave dhe lëvizjen e njerëzve, si dhe theksoi se ndërtimi i linjës së interkonjeksionit, është me rëndësi të madhe. “Jam shumë i privilegjuar për këtë takim të përbashkët. Nuk ka dyshim që qytetarët e Kosovës dhe Shqipërsië, janë shumë të lumtur për takimin tonë të përbashkët, pasi ky takim do sjellë vendime të rëndësishme që do ndikojnë në përmirësimin e jetës së tyre.

Dua tu përgëzoj për punën tuaj që po bëni, për frymën e re dhe politikat novatore dhe shpreh bindjen se ato do japin rezultate shumë shpejt. Jam i bindur që ekipi juaj do ja dalë me sukses në kapërcimin e vështirësive që keni përpara. Kjo mbledhje në këtë vend të shenjtë është një shenjë se mundi dhe gjaku i tyre do respektohet. Këto momente kanë qenë dhe janë përpjekjet për liri dhe pavarësi. Prej Lidhjes së Prizrenit, historia ka qenë e mbushur me vuajtje, bastisje, luftra. Shpreh krenarinë për homologun tim Edi Rama, që ishte ndër të parët intelektualë që iu kundërvu regjimit komunist. Ata kanë luajtur rol kyç në nxjerrjen e vendit nga izolimi. Por ne jemi sot këtu, për të punuar për të ardhmen. Nuk ka asnjë dyshim se shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe përfundimi i mbikqyrjes ndërkombëtare përbën një nga arritjet më të mëdha për dy shtetet shqiptare. Ky takim shënon një kapitull të ri për Kosovën, Shqipërinë dhe rajonin”, tha ai.

Duke vlerësuar se ekziston vullnet i mirë politik mes palëve që marrëdhëniet mes dy shteteve tona të jenë shembull për rajonin, Thaçi tha se ekspertët e dy qeverive do punojnë bashkarisht për shqyrtimin e marrëveshjeve dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy qeverive. “Ka vullnet politik si në Prishtinë ashtu edhe në Tiranë, që marrëdhëniet tona të jenë shembull për të gjithë rajonin. Ndonëse jemi në një familje, nuk do të thotë që lidhjet të mos kultivohen, prandaj është momenti që të kultivohen dhe nevojiten moment të tilla për të çementuar këto marrëdhënie. Unë besoj se ekspertët tanë do të punojnë bashkarisht, për shqyrtimin e marrëveshjeve tona dhe thellimin e bashkëpunimit tonë.

Qëllimi i këtij takimi ka qenë zbatimi i marrëveshjeve të mëparshme dhe forcimi i marrëdhënieve tona”, tha më tej Thaçi. Më pas fjalën e mori kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke theksuar se kjo nismë është pikënisja e një rrugëtimi të përbashkët institucional, për zhvillimin e Shqipërisë dhe Kosovës, forcimin e ekonomisë, thellimin e bashkëpunimit, pasurimin e jetës kulturore të dy vendeve.

Më tej, Rama tha se kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës është shumë i qartë dhe i patjetërsueshëm. "Rruga e re e bashkëpunimit që inaugurojmë sot duhet të zgjatet përtej mandateve tona. Perspektiva të reja dhe të ndryshme duhet të jenë për dy vendet. Janë 15 perspektiva konkrete bashkëpunimi, hapat e para të të cilave do të hidhen në këtë mbledhje historike. Rëndësi e posaçme do t'i jepet të drejtave të shqiptarëve përtej kufijve tanë zyrtare. Kjo mbledhje përfshin një xhest të mirëpritur, në mbështetje të shqiptarëve të Preshevës. Kjo përpjekje tregon mbështetjen e dy qeverive shqiptare për pakicat shqiptare, jashtë kufijve tanë", tha Rama.

Marrëveshjet e nënshkruara

Pas mbledhjes, dy kabinetet u zhvendosën në ndërtesën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku u bë nënshkrimi zyrtar i dokumentit për bashkëpunim strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunim në lehtësimin e tregtisë, nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunim në transport dhe infrastrukturë dhe thellimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e Integrimit Evropian. 

Pas mbledhjes së përbashkët të qeverive e cila zgjati gati 2 orë, u nënshkruan këto marrëveshje:

Dokumenti për bashkëpunim dhe partneritet strategjik midis dy vendeve

Marrëveshja midis dy qeverive, për bashkëpunim në lehtësimin e tregtisë

Marrëveshja mes dy qeverive për bashkëpunim në fushat e transportit dhe infrastrukturës

Thellim të bashkëpunimit dypalësh, në fushën e Integrimit Evropian. 

 

 

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është duke zhvilluar një dëgjesë me përfaqësues të Partisë Demokratike.

Deputetja Rudina Hajdari ka folur për Zërin e Amerikës për situatën në vend dhe zhvillimet e fundit.

Zbardhet kallëzimi i Partisë Demokratike për 30 qershorin me anë të të cilit, PD i kërkon prokurorisë të hetojë krimet elektorale.  Mësoh

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma tha sot gjate nje deklarate per shtyp se kryeministri “Edi Rama refuzoi fondet nga BE për

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar për thirrjen në Hagë të Ramush Haradinajt.

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka vlerësuar dorëheqjen e Ramush Haradinajt si aktin e një njeriu që vë Atdheun mbi gjithçka.

"As është parë e as dëgjuar deri më sot, kjo që ndodhi në Gjykatën e Durrësit!"

Pas Durrësit, Partia Socialiste i kërkon Gjykatës së Tiranës të njohë mandatin e kryetarit të bashkisë së Vorës, dalë nga 30 qershori, Ag