Mbledhja e KB Durrës/ Shtohen 3 projekt-vendime të rëndësishme për familjet e prekura nga tërmeti

30/10/2020 - 08:58

Në mbledhjen e sotme që pritet të mbajë Këshilli Bashkiak i Durrësit në mesditë, njoftohet se në rend dite janë shtuar edhe 3 pika të tjera.

Bëhet fjalë për 3 projekt-vendime të rëndësishme për familjet e prekura nga tërmeti, që së bashku me 13 pikat e mëparshme (lexo këtu), shkon në 16 numri i çështjeve që janë përfshirë në rendin e ditës dhe pritet t’u kalojnë për miratim këshilltarëve.

MIRATIMI I SHTESAVE TË RENDIT TË DITËS TË MBLEDHJES

1.Për miratimin e ndihmës financiare me vlerë 1.910.159 lekë për familjet e dëmtuara si rezultat i dëmit të shkaktuar nga prishja e detyruar e objekteve/ ndërtesave në njësitë administrative nr. 1, 2 dhe nr. 5, të listës emërore të përfituesve dhe dërgimin e saj pranë Ministrisë së rindërtimit për dhënien e fondit.

2.Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i rindërtimit në njësitë administrative nr. 1, 4, 5, 6, Rrashbull dhe Sukth, bashkia Durrës.

3.Për miratimin e dhënies së ndihmës financiare, sipas listës së shtatë me subjektet përfitues të programit të grantit për rikonstruksionin ose riparimin e banesave të dëmtuara si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Ilir Meta ka folur në lidhje me akuzat e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndaj qeverisë, i cili pak ditë më parë dek

“Para 1800 vitesh ishim ne majat e teknologjise bashkekohore, sot, pasi kemi shpenzuar 86 milione dollare kredi te Bankes Boterore pe

Sot në Shqipëri u regjistruan 17 viktima nga koronavirusi, shifra më e lartë e viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Ish-deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, përmes një postimi në rrjete sociale, të cilin e shoqëron edhe me një video, ngre shqetësimin për

Sot në qytetin e Shijakut ishte i pranishëm ambasadori i Zvicrës z. Adrian Maitre, Ministri për Punët e Jashtme të Zvicrës, z.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i shoqëruar nga ministri Arben Ahmetaj dhe kryebashkiakja e komanduar, Emiriana Sako ka inspektuar pr

Ish-ministrja socialiste, politikane në karrierë, Mimi Kodheli, ka marrë sot një detyrë të lartë në NATO.

Mjeku higjenist – epidemiolog Nestor Memsuri ka reaguar pas një dite me një bilanc negativ në Durrës.

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka marrë pjesë në eventin përmbyllës të projektit për ripërdorimin social të pasurive të konfiskuara nga

“Lëvizja për Ndryshim” është partia më e re që do të jetë pjesë e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.