Kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha, do të zhvillojë ditën e sotme një mbledhje me aleatët e PD-së.

Mbledhja do të zhvillohet në orën 15:00 në selinë blu dhe bëhet me dije se do të diskutohet për ndryshimet kushtetuese që mazhoranca do që t’i reflektojë në Kodin Zgjedhor.

Opozita jashtë parlamentare me në krye Partinë Demokratike kërkon që të mos hiqen koalicionet parazgjedhore dhe listat të hapen 100%.