Mbledhje e Këshillit Kombëtar të PD, Basha: Objektivi, largimi i Ramës

11/06/2019 - 19:03

Ditën e sotme është mbledhur Këshilli Kombëtar i PD, i cili ka diskutuar situatën politike pas vendimit të presidentit Ilir Meta për anulimin e 30 qershorit për zhvillimin e zgjedhjeve lokale.

Mësohet se kreu i opozitës Lulzim Basha, se qëllimi kryesor i opozitës është largimi i kryeministrit Edi Rama, pasi sipas tij kjo është mënyra e vetme që në Shqipëri do të mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kryedemokrati ka thënë gjatë mbledhjes se zgjedhjet pa opozitën dhe pa dekretin e presidentit nuk do të zhvillohen.

Kreu i selisë blu iu ka bërë thirrje anëtarëve të forumit më të lartë politik vendimmarrës të Partisë Demokratike që të angazhohen maksimalisht për aksioni opozitar.

“Ne ia dolëm që të ndalojmë procesin fals dhe kriminal të 30 qershorit. Tashmë është e qartë që nuk do ketë zgjedhje lokale pa opozitën..-u shpreh kreu i opozitës, duke vënë në dukje se gjithçka ka ndodhur deri tani për frenimin e një procesi kriminal njëpartiak është meritë e drejtëpërdrejtë e qëndresës së shqiptarëve të bashkuar, përtej bindjeve politike. Zgjedhjet pa dekret presidenti nuk janë zgjedhje dhe se zgjedhjet pa opozitën nuk janë zgjedhje. Ne duhet të jemi gati të bëjmë detyrën tonë për të mbrojtur demokracinë dhe rendin kushtetues dhe pët të mos pranuar asnjë proces votimi fallco, në shkelje dhe dhunim të Kushtetutës.”- u shpreh Basha.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka shkuar në ambientet e Presidencës që në orën 05:00 të mëngjesit, duke i qëndruar besnik orarit, ashtu siç e

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër edhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për të zhvilluar një takim në Presidencë për

Kryeministri Edi Rama refuzon takimin me presidentin Ilir Meta, për zgjidhjen e krizës politike.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një konferencë për shtyp nga selia blu përshëndeti vendimin e KiE për tu tërhequr nga mon

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama po zhvillonte mitingun e tij elektoral në Elbasan, mbështetësit e PD-së kanë nisur shtyrjet me policinë

Qytetarë dhe mbështetës të opozitës kanë dalë në protestë për të pritur kryeministrin Edi Rama, i cili zhvillon takimin e radhës elektora

Ish-deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi, në një komunikatë për mediat nga selia blu deklaroi se drejtuesit e policisë që kanë dalë në përgjime

Partia Demokratike, dega Durrës, ka dorëzuar sot në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës dhe në bashki një kërkesë zyrtare për “ndë

Kryeministri Edi Rama ka vijuar në qytetin e Gramshit fushatën për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me procedimin penal të kryebashkiakut të Lezhës dhe të Mallakastrës, repsektivisht Fran Frrokajt dhe