Mëngjesin e kësaj të hëne është mbledhur kryesia e Partisë Socialiste.

Në fokus të saj pritet të diskutohet qëndrimi që do të mbajë mazhoranca pas djegies të mandateve të deputetëve të opozitës.

Deri tani mazhoranca është shprehur e vendosur për të vijuar më tej, pavarësisht kërkesave të opozitës për qeveri kalimtare dhe zgjedhje të parakohshme.

Të tjera vendime që pritet të merren kanë të bëjnë me përgatitjet për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.