Mbyllen bastet sportive dhe kazinotë, ministri Ahmetaj: Ja çfarë do të ndodhë me të papunët

11/10/2018 - 15:10

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj deklaroi në Kuvend se po përgatitet “një program rikualifikimi për të gjithë ata që do të dalin të papunë” nga mbyllja e kazinove dhe pikave të basteve.

“Ajo industri u kthye në plagë sociale dhe zgjodhëm një mënyrë drastike për mbylljen e një elementi që rezultoi i pamundur të kontrollohej plotësisht. Më 1 janar nuk do të ketë më pika bastesh dhe kazino elektronike. Çfarë do të bëhet me të ardhurat që nuk do të mbledhë buxheti i shtetit dhe me të punësuarit? Janë shqetësime me bazë, por në raport me plagën sociale, prevalon mbyllja e basteve dhe kazinove”, tha Ahmetaj.

Ministri shpjegoi më tej se çfarë do të bëhet me ata që do të humbin punën nga vendimi i qeverisë. “Po përgatisim një program rikualifikimi për të gjithë ata që do të dalin të papunë nga shërbimet e kësaj industrie. Shërbimi Kombëtar i Punës ka nisur punën për hartimin e një programi specifik për një rikualifikim të detyrueshëm. Është iniciativë për t’u përshëndetur dhe mbështetur”, u shpreh Ahmetaj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Ilir Meta gjatë intervistës në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ duke komentuar rastin ‘Xhisiela’ kërkoi që organet e drejtës

Për herë të parë Presidenti i Republikës Ilir Meta Meta ka komentuar çështjen më të përfolur të ditëve të fundit, “Babalen”.

"Ka vetëm një mënyrë shpëtimi nga Rilindja dhe kjo është revolta qytetare”.

Deputeti i PD-së, Genc Pollo ka reaguar sërish përmes një deklarate pas përplasjeve që ndodhën në mbledhjen e Komisionit të Përbashkët të

Deputeti i PD, Luciano Boçi ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë dhe të Ministrisë së Arsimit.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se mbyllja e plotë e lojërave të fatit është një lajm i rremë.

Në këtë ditë të veçantë, ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë urime të shumta nga miqtë të afërmit dhe dashamirësit e tij, pasi feston

Deputeti i PS-së, Taulant Balla, njëherësh edhe bashkëkryetar i Komisionit të Përbashkët Ndërparlamentar të Shqipërisë tha nga Brukseli s

Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo i është përgjigjur Taulant Ballës një lidhje me qëndrimin  e Bashës, i cili sipas tij, ka poro

Deputetja demokrate e Durrësit, Fatbardha Kadiu, ka uruar ish-kolegët pedagogë si dhe studentët, për një të mbarë të vitit të ri akademik