Pas 40 minutash protestë dhe bllokim të autostradës Durrës-Tiranq, ka nisur shpërndarja në mënyrë paqësore e protestuesve demokratë të Durrësit.

Rruga është hapur, ndërkohë që ka nisur edhe zhbllokimi i trafikut, i cili krijoi varg kilometrik automjetesh.

Protesta me karakter politik, pavarësisht kërkesave ekonomike të cilat qëndronin në pankartat e protestuesve, u ndoq nga kreu i PD-së së Durrësit Ferdinand Xhaferri dhe deputeti Oerd Bylykbashi.

Ata protestuan për korrupsionin dhe varfërinë që ka kapluar vendin, rritjen e taksave, çmimit të naftës etj.