Valbona Sako, kandidatja socialiste për bashkinë e Durrësit ka falenderuar pjesëmarrësit për mbështetjen e treguar gjatë takimit të djeshëm me kryeministrin Edi Rama në mbyllje të fushatës elektorale.

Në një postim në Facebook, Sako shkruan se ndihet e nderuar që është pjesë e skuadrës fituese të Partisë Socialiste, një forcë politikë që sipas saj, ka treguar vazhdimisht se di të punojë për të ardhmen dhe mirëqënien e qytetarëve shqiptarë.

POSTIMI I PLOTË

Faleminderit Durrësi për mbështetjen e treguar dje me pjesëmarrjen tuaj masive, në takimin me kryeministrin Edi Rama.

Për Bashkinë qe Duam, do të jemi edhe më shumë në 30 qershor, për të vendosur me votë vijimin e punës për transformimin e pandalshëm të bashkisë sonë.

30 qershori është një ditë që na ndan përfundimisht nga e shkuara, sepse vendi ynë nuk e meriton më kthimin pas.

E nderuar që jam pjesë e skuadrës fituese së Partisë Socialiste, një forcë që ka treguar vazhdimisht se di të punojë për të ardhmen dhe mirëqënien e qytetarëve shqiptarë.

Më 30 Qershor vendosim për #BashkinëQeDuam