As ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri nuk ka mundur t'i rezistojë efektit që po përdorin të gjithë njerëzit, se si do të duken kur të plaken.

Por Tahiri përmes fotos së moshës së tretë, përcjell edhe një mesazh lidhur me procesin gjyqësor në ngarkim të tij, shtyrja e të cilit ditën e sotme e revoltoi jo pak, ndërsa e konsideroi qesharake argumentin e dhënë nga trupi gjykues.

"Duke pritur gjyqin….

Nje gjyq qe duhet te ishte shembull korrektese e profesionalizmi, u shty edhe sot. Hera 1re u shty se posta padashje kishte grisur letrat. Hera e 2te se polici nuk kishte bere njoftimet. Hera e 3te (sot) se Prokuroria kishte humbur ca letra e nuk i gjente dot. Letrat me te cilat kerkoi arrestimin tim ne parlament, sot i kishin humbur.

QESHARAAAAAKE!!!!!

Shty e shty e shty…por dita ime nuk largohet dot", shkruan ish-ministri në Facebook.