Mediat franceze: Kryekontrollorja e universiteteve në Shqipëri me doktoraturë false

09/08/2014 - 12:51

9 gusht 2014 - Koordinatorit i Partisë Demokratike Ervin Salianji përmes një deklarate për media bën të ditur se kryeministri Edi Rama mbylli me arrogancës dhe brenda natës dhjetra universitete në vend me qëllim për të treguar se paska një model tjetër arsimi.    "Edi Rama mbylli me arrogancë dhe brenda natës dhjetra universitete dhe shkolla të larta në vend, me një manifestim kinse për të treguar se ai paska një model tjetër për arsimin. Por modeli i tij për arsimin nuk vonoi të zbulohej. Kryeinspektorja, ajo që hartoi fermanin që mbylli dyert e universiteteve është nën akuzë për diplomë falso.   Media të rëndësishme franceze, si përshembull Le Figaro, kanë shkruar për rastin e një spekulanti të dënuar nga gjykata, i cili merrte para në këmbim të diplomave fantazëm. (Kemi këtu shkrimet e gazetave dhe mediave franceze, si dhe diplomen qe kryekontrollorja ka marre nga i denuari per mashtrim) Kryeinspektorja e Edi Ramës për cilësinë në arsim, pra modeli i përsosmërisë në edukim sipas Edi Ramës, Ejona Isufi, rezulton të jetë një nga të diplomuarat prej mashtruesit francez të dënuar nga gjykata e Tiranës.   Kontrollorja e kritereve, e standarteve, e cilësisë së universiteteve, është thjesht pa doktoraturën që pretendon se ka.  Ky fakt e kompromenton rëndë aktin e Edi Ramës, dhe dëshmon se sa joseriozisht e ka ai reformën në arsimin e lartë.  Partia Demokratike inkurajon zbatimin e ligjshmërisë, vendosjen para ligjit të përgjegjësve dhe shkelësve të ligjit.   Sepse, kjo reformë është mjaft e nevojshme, por që duhet kryer në mënyrë transparente, me konsulencë, për interesat e publikut dhe të studentëve, dhe jo për favoret e miqve dhe klientëve" tha koordinatori i PD-së.   

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Partia Socialiste mblodhi sot grupin parlamentar nën drejtimin e kryetarit Edi Rama.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është paraqitur sot në gjykatën penale për t'u përballur me padinë e deputetes sociali

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha flet në një intervistë për gazetën “standard” mbi krizën politike e kushtetuese që ka prekur ve

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka dhënë një mesazh sot në Ditën Kombëtare të Jetimëve për këtë kategori të shoqërisë.

Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë vizitës në Londër ka dhënë një intervistë për BBC World ku ka folur për situatën në Shqipëri, vendimet e

Kryeministri grek Alexis Tsipras thekson se mbrojtja e të drejtave të minoritetit grek në vendin tonë, është një ndër kushtet kryesore pë

Ish-ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, me anë të reagimi në Facebook, ka sulmuar mediat që kanë bërë publik lajmi

Në mbyllje te vizitës së tij në Parlamentin Britanik dhe Dhomën e Lordëve, kryetari i PD, Lulzim Basha është takuar më anëtarët e Parlame

Edhe pse temperaturat janë shoqëruar me luhatje të vazhdueshme, qyteti i Vlorës ka shpejtuar për të hapur sezonin turistik për vizitorët