Mes figurave të njohura të medias dhe politikës, Grida Duma prezanton librin "Koha për Politikë"

16/10/2019 - 21:41

Ish-deputetja e PD Grida Duma, krahas politikës ka një pasion të madh për librat. Ajo ka prezantuar sot botimin e saj më të ri “Koha për Politikë”.

Gjatë prezantimit, ku të pranishëm ishin shumë figura të njohura të politikës, medias dhe ekranit, Dumau shpreh se "politikë do të thotë të bësh, të ndërtosh, gjithçka tjetër nuk është politikë. Është koha për të bërë dhe le të ndërtojmë mbi këtë".

Ajo gjithashtu propozoi një Parlament dy dhomësh, pra edhe Senat, ku të përfshihen edhe mendjet e ndritura. Duma shtoi se kandidatët për deputetë duhen bërë me lista të hapura dhe të zgjidhen nga populli. Kujtojmë që më herët Grida Duma ka botuar edhe një libër eseistik me titull “Perspektiva liberale, 12 ide përtej 2013".

Pjesë nga fjala e saj në promovimin e librit:

Çështjet e politikës janë njerëzore, as hyjnore, as të pagabueshme. Politikë do të thotë të bësh, të ndërtosh, gjithçka tjetër nuk është politikë. Është koha për të bërë dhe le të ndërtojmë mbi këtë. Jemi sot në një moment ku shumëkush e shikon politikën si një mur ku përplas kokën dhe që mund të thyhet. Në fakt, ai duhet të jetë muri ku të ndërtohet dhe jo thyhet. Ne nuk jemi në kushtet e lirisë, jemi në kushtet kur politika më shumë se kurrë duhet të thërrasë njerëz.

Idetë nuk janë tonat, dhe më 2013 pavarësisht se fitoi një forcë e majtë, unë besoja fortë të shfletoja idetë, sepse ato lënë një lloj gjurme. Një qeverisje e majtë, që në sipërfaqe duket sikur ka tentuar të aplikojë teza të djathta, PPP, koncesione, etj, që në fakt kanë dështuar, kanë dështuar në mirëqenien e shqiptarëve.

Komunikimi shqiptar më shumë flet më nënkuptime dhe keqkuptime, sesa me fjalën e drejtë. Kjo do të thotë se jemi në një fatalitet të vogël historik. Nuk ndërtuam kurrë kontratën e nevojave, që njerëzve ju duhet. Nuk është kontrata mes njerëzve që përfitojnë, por mes përfituesve. Nuk kemi më luksin të humbim eksperiencën. Nuk mundet që Parlamenti ynë të mos përfaqësojë më eksperiencën, nuk mund të gjykojë vetëm me votën e të vjedhurve. Na duhet një Parlament dydhomësh, një sistem i hapur i kandidimit të zgjedhësve. Qytetarët duhet të zgjidhin kush duhet të kandidohet, kandidatët duhen bërë me lista të hapura dhe jo të mbyllura.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kuvendi i Shqipërisë sot do të hapë sesionin e VI -të të Legjislatures se IX -te.

Taulant Balla ka publikuar artikullin e gazetës gjermane prestigjioze "Bild" kushtuar lobimit të Partisë Demokratike në SHBA.

Presidenti Ilir Meta ka takuar në Prishtinë familjen e ish-Presidentit të Kosovës, pasi kreu homazhet në varrin e Ibrahim Rugovës.

Pas padisë për shpifje ndaj Ramush Haradinajt, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili tha se “Rama është kartë e djegur edhe në Kosovë”.

Sekretari i Përgjithshëm i PD , Gazment Bardhi ka vijuar takimin me strukturat e partisë ku është ndalur në Elbasan.

Ish-ministri i Jashtëm i PD-së, Tritan Shehu ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama sa i takon marrëdhënieve të këtij të fundit me Serb

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi teksa ka komentuar situatën politike në vend, deklaroi se nuk është arritur marrëveshje me ulje

Zv.kryeministri Erjon Braçe ka reaguar sërish kundër vendimit të gjykatës që pushoi akuzën për kryedemokratin Lulzim Basha në lidhje me d

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka sulmuar kryeministrin Edi Rama për ambientet e reja të spitalit Kirurgjikal, që u prezantuan pak d

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka publikuar në Facebook shkrimin e gazetës britanike “The Times”.