Mesazhi i Metës në Ditën Ndërkombëtare të Paqes: E kaluara kur harrohet, rrezikon të përsëritet

21/09/2019 - 09:13

Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur të kujtëjë kujtuar Ditën Ndërkombëtare të Paqes, me fjalët e Nënë Terezës; “Çfarë mund të bësh për të promovuar paqen në botë? Shko në shtëpi dhe duaje familjen tënde!”,

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se paqja fitohet me mund dhe sakrifica, deri edhe me sublime, ndërsa shtoi se nuk mund të ketë paqe nëse nuk respektohen të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, nëse egoja, ambicja, interesi i ngushtë personal, si dhe grykësia për pushtet e pasuri, prevalon mbi interesin e përbashkët.

POSTIMI I PLOTË

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, kujtojmë porosinë e Shenjtores sonë të dashur, Shën Nënë Tereza: “Çfarë mund të bësh për të promovuar paqen në botë? Shko në shtëpi dhe duaje familjen tënde!”

Këto fjalë kaq të thjeshta por kumbuese, mbartin një mesazh kuptimplotë dhe aktual në çdo kohë, se nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme, sociale e shpirtërore, pa dashurinë e pakushtëzuar për familjen dhe për njerëzit e afërt që na rrethojnë.

Paqja nuk është e dhënë njëherë e përgjithmonë!

Paqja fitohet me shumë mund dhe sakrifica, deri edhe sublime.

Paqja është po aq e vështirë të ruhet dhe të mbrohet, po aq sa mund të fitohet.

Nuk mund të ketë paqe nëse nuk respektohen të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, nëse egoja, ambicja, interesi i ngushtë personal, si dhe grykësia për pusahtet e pasuri, prevalon mbi interesin e përbashkët.

Paqja e sigurtë, afatgjatë dhe e qëndrueshme garantohet vetëm kur liritë, të drejtat, aspiratat dhe nevojat e qytetarëve, mbrohen përmes sundimit të shtetit të së drejtës.

Në rajonin tonë, kujtimet e hidhura, dhimbjet, vuajtjet dhe pasojat e rënda që lanë pas luftrat, masakrat, genocidet dhe regjimet diktatoriale janë ende të freskëta.

E kaluara kur harrohet, rrezikon të përsëritet!

Duhet të jemi shumë vigjilentë ndaj çdo tentative që do të mund të cenonte sovranitetin, paqen, qetësinë, mirëkuptimin, respektin reciprok dhe bashkëjetesën mes njerëzve, popujve, kombeve, etnive dhe besimeve, duke synuar mbjelljen e farës së paragjykimeve, ndenjës së urrejtjes dhe autoritarizmit, veçanërisht nga keqpërdorimi i shtetit për përfitime personale dhe të pushtetit.

Në zemër të NATO-s, është demokracia. Si anëtare e saj, Shqipëria duhet të vijojë me dinjitet, angazhimin për ruajtjen e paqes, sigurisë e stabilitetit kudo në botë, në radhë të parë duke dhënë shembullin e vet, jo vetëm për ruajten e e vlerave dhe parimeve që përfaqëson kjo Aleancë, por edhe duke vijuar të jetë shembull për rolin e saj si faktor kyç i paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka zbuluar detaje nga zhvendoja e negociatave të Këshillit Politik për disa ditë nga Pallati i Kongresev

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Rama pasi ky i fundit tha se humbja e 2017 për ta nuk isht

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zërave kritikë ndaj Partisë Demokratike për marrëveshjen zgjedhore.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizituar sot një prej familjeve më të vjetra në Tiranë, Petrela.

Anëtar i tryezës së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka sqaruar aplikimin e votës së emigrantëve, e cila është p

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në disa bizneseve në Tiranë duke diskutuar nga afër për shqetësimet e tregtarëve.

Një ditë pas arritjes së marrëveshjes për reformën zgjedhore, kreu i grupit demokrat, Myslim Murrizi pas takimin me ambasadoren Yuri Kim,

Deputeti socialist, Taulant Balla thotë se kryedemokrati Lulzim Basha duhet t’i kërkojë falje shqiptarëve për lajmin e rremë për kontenie

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar në lidhje me rastin shefit të postës së policisë së Fushë-Arrëzit, Izmir Duraku i cili u a

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një urim mbretit të Suedisë Carl XVI Gustaf me rastin e Ditës Kombëtare të Suedisë teksa uron edhe gjit