Ish-deputetja e PDIU-së, Mesila Doda, e cila në këtë legjislaturë mbeti jashtë Kuvendit të Shqipërisë, gjatë një interviste në “Pasdite në Top Channel”, foli për projektet e saj të ardhshme në fushën profesionale.

E pyetur nëse jeta si deputete i mungon, Mesila përgjigjet se kishte ardhur momenti për të provuar sfida të reja: “Nuk është humbje e madhe por ka qenë një profesion që e kam bërë mjaft mirë dhe me shumë dashuri. Tashmë në politikë nuk ekziston më meritokracia”.

Mesila rrëfen se pavarësisht se nuk është më deputete, partia ku ajo bën pjesë, pra PDIU, vijon të mbetet mjaft e angazhuar në disa çështje siç është ajo e detit.

Por gjithashtu ish-deputetja rrëfeu se ka edhe projekte të tjera personale përveçse atyre politike.

Megjithatë, ish-deputetja nuk përjashton edhe mundësinë e rikthimit në një të ardhme në politikë; “Mundësia e rikthimit sërish ekziston dhe sërish nën logon e PDIU-së”. /TCh/