Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homologun slloven, Borut Pahor.

Meta shkruan se me Pahor ka ndarë të njëjtat shqetësime rreth përkeqësimit të situatës epidemiologjike të pandemisë COVID-19 në rajon.

Presidenti shqiptar thotë se ka theksuar domosdoshmërinë e një bashkëpunimi më intensiv ndërmjet vendeve tona, për të ndërtuar një strategji që do të mundësonte daljen sa më të sigurtë dhe të shpejtë nga pandemia.

POSTIMI I PLOTË

Kënaqësi të zhvilloja sot një bisedë telefonike me Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.

Ndamë të njëjtat shqetësime rreth përkeqësimit të situatës epidemiologjike të pandemisë COVID-19 në rajonin tonë.

Theksova domosdoshmërinë e një bashkëpunimi më intensiv ndërmjet vendeve tona, për të ndërtuar një strategji që do të mundësonte daljen sa më të sigurtë dhe të shpejtë nga pandemia.

Vlerësuam marrëdhëniet miqësore e të bashkëpunimit midis dy vendeve dhe popujve tanë.

Shprehëm besimin se ky bashkëpunim do të forcohet edhe më tej në të ardhmen në të gjitha fushat.

Përfitova nga rasti për të shprehur mirënjohjen për mbështetjen solide që Sllovenia i ka dhënë në vijimësi procesit të integrimit europian të Shqipërisë.