Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Meta dekreton ndryshimet në ligjin “Për Kryqin e Kuq Shqiptar”

26/02/2021 - 15:35

Presidenti Ilir Meta, ka dekretuar sot me shpallje ligjin nr. 17/2021 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 7864, datë 29.9.1994 “Për Kryqin e Kuq Shqiptar”.

Sipas njoftimit të ndarë nga Presidenca thuhet se ndryshimet e miratuara sot nga Presidenti e sjellin atë në standardet e kohës, duke pasqyruar dhe realitetin e shoqatës në vend, bazuar në parimet themelore të organizatës se Kryqit të Kuq Shqiptar.

"Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje ligjin nr. 17/2021 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 7864, datë 29.9.1994 “Për Kryqin e Kuq Shqiptar”.Qëllimi i këtij ligji është kryerja e disa ndryshimeve në ligjin nr. 7864, datë 29.9.1994 “Për Kryqin e Kuq Shqiptar” dhe përshtatja e nevojshme e disa ndryshimeve, për ta sjellë atë në standardet e kohës, duke pasqyruar dhe realitetin e shoqatës në vend, bazuar në parimet themelore të organizatës se Kryqit të Kuq Shqiptar.

Tashmë ligji për Kryqin e Kuq Shqiptar, ka të reflektuar edhe faktin se, KKSH, është pjesë përbërëse e Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, pjesë të së cilës janë dhe 192 shoqatat e Kryqit të Kuq, Gjysmëhënës së Kuqe dhe Kristalit të kuq, si dhe 7 Parimet Themelore ku mbështet veprimtarinë e saj kjo Lëvizje: Humanizmi, Pavarësia, Paanësia, Neutraliteti, Vullnetarizmi, Uniteti dhe Universaliteti, të miratuara në Konferencën Ndërkombëtare të Kryqit te Kuq në vitin 1986 në Gjenevë."- njofton Institucioni i Presidentit të Republikës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste për qarkun e Durrësit, Lefter Koka ka zhvilluar një takim electoral me banorët e lagjes nr.3 n

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së demokratit Enkelejd Alibeaj se Partia Soci

Partia Demokratike deklaroi sot se Partia Socialiste ka përdorur të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë.

Në një takim elektoral me të rinj në Laprakë në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit, kryeministri Edi Rama tha se sfida e tij më e madhe ë

Kryeministri i vendit, Edi Rama zhvilloi një takim me të rinjtë e angazhuar në teknologji, ku premtoi bashkëpunim më të mirë të qeverisë

Zv.kryeministri dhe kandidati për deputet në qarkun e Fierit, Erion Braçe ka sulmuar Presidentin Ilir Meta dhe kryetaren e LSI, Monika Kr

Kryetari i Partisë Demokratikre, Lulzim Basha ka përsëritur ftesën e tij për një debat televiziv me kryeministrin Edi Rama.

Presidenti Ilir Meta ndodhet në jug të Shqipërisë, ku ka vizituar edhe fshatin turistik të Borshit.

Kryetari i PAA-së, Agron Duka, ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesit e OSCE/ODHIR në Shqipëri, William Romans, dhe Adela Danaj.

Ambasada amerikane në vendin tonë iu bën thirrje qytetarëve të aplikojnë në Byronë Kombëtare të Hetimeve për hetues.