Presidenti Ilir Meta ka inkurajuar të rinjtë që të mbështesin kauzën humanë të dhurimit të gjakut.

Duke falënderuar bashkinë e Kavajës dhe qytetarët e saj që iu bashkuan kësaj nisme, Meta thotë se dhurimi i gjakut nuk ka lidhje me me problematikat shëndetësore që shfaq pandemia COVID-19.

“Mirënjohje Bashkisë Kavajë dhe qytetarëve të saj të mrekullueshëm, të cilët me zemër të madhe ju përgjigjën sot vullnetarisht apelit për të dhuruar gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë. Akti i tyre human dhe solidariteti në këto momente të vështira për mbarë shoqërinë tonë, është një shembull i jashtëzakonshëm frymëzimi. Dhurimi i gjakut nuk lidhet me problematikat shëndetësore që shfaq pandemia COVID-19, ndaj i inkurajoj të gjithë, në veçanti të rinjtë të udhëheqin dhe ta mbështesin vullnetarisht këtë kauzë humane”, shkruan Meta në Facebook.