Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla tha sot se thirrja e Presidentit për tubimin e datës 2 mars është shprehje e një konflikti të brendshëm të opozitës që po zhvillohet mes Lulzim Bashës dhe Ilir Metës për lidershipin e opozitës sipas tij.

I pyetur nga gazetarët nëse qeveria ndihet e rrezikuar në rast se kreu i shtetit shpërndan parlamentin nëse kjo kërkesë vjen nga populli, Balla ftoi të gjithë të kujtojnë dhe nëse nuk e dinë, të lexojnë përrallën e dhelprës me rrushtë.

“Ju e dini se kongresi i PS është caktuar në shtator të 2019, për shkak të tërmetit të 26 nëntorit, axhenda politike e PS pësoi ndryshim me disa javë. Kongresi i datës 29 është përcaktuar prej shumë javësh që në fund të 2019, kjo s’ka të bëjë aspak me çështjet dhe konfliktet e brendshme që kanë lindur brenda mazhorancës, mes Lulzim Bashës dhe Ilir Metës apo problemet të karakterit kush është lideri i opozitës, ne nuk hyjmë në këtë debat kjo është çështje që u takon atyre. E dini atë përrallën dhelpra dhe rrushtë? Përgjigjen e keni aty, lexojeni me shumë vëmendje dhe nuk jap asnjë koment, do hezitoja të bëja cdo koment përkundrejt një presidenti që tashmë ka humbur cdo lloj sjellje kushtetuese normale për të vijuar për të qenë president i Republikës. Problemet e lidershopit ti zgjidhi pa zhurmë brenda opozitës e ska nevojë të shqetësojë mendjet, veshët dhe zemrat e shqiptarëve.”