Meta: E ardhmja e Shqipërisë nuk do të jetë Rilindja, jam ketu per ta bllokuar

24/07/2019 - 10:00

Presidenti i Republikës Ilir Meta në një intervistë për emisionin “Tempora” në RTV Ora, komentoi mbi situatën politike në vend dhe për Rilindjen.

Sipas Metës, thelbi i Rilindjes është çbërja e çdo gjëje kombëtare dhe publike. "Kjo nuk do të jetë e ardhmja. Unë të gjitha nuk jam për t’i treguar këtu, prandaj jam këtu për 28 vjet që të mbroj interesat e këtij vendi dhe jo për të zgjidhur hallet e mia personale", u shpreh Meta.

Pjesë nga intervista....

Gazetarja: Një ndër përgjegjësit që ky njeri është në krye të qeverisë e keni dhe ju, çfarë ndjeni ju kur jua thonë vazhdimisht këtë gjë?

Presidenti Meta: Unë kam këtë përgjigje për të gjithë, gjithmone kam respektuar vullnetin e popullit shqiptar dhe do ta respektoj deri në fund. Unë nuk punoj që të jem e ardhmja e Shqipërisë, mendoj që Shqipëria ka nevojë për një të ardhme të sigurt dhe në çdo rast e ardhmja e Shqipërisë nuk do të jetë Rilindja dhe për këtë do të jeni të sigurt, dhe unë jam këtu për ta garantuar këtë gjë.

Gazetarja: Si e garantoni ju kete gje? Ju jeni President.

Presidenti Meta: E ardhmja e Shqipërisë, se çfarë do të jetë se do të jetë Partia Socialiste a do të jetë Partia Demokratike a do të jetë një forcë e re politike, për mbrojtjen e sovranitetit të Shqipërisë këtë gjë nuk e di. Por që s’mund të jetë sepse thelbi i Rilindjes është çbërja e çdo gjëje kombëtare dhe publike. Kjo nuk do të jetë e ardhmja. Unë të gjitha nuk jam për t’i treguar këtu, prandaj jam këtu për 28 vjet që të mbroj interesat e këtij vendi dhe jo për të zgjidhur hallet e mia personale.

Gazetarja: Si do ta bllokoni?

Presidenti Meta: Epo të gjitha nuk do t’i tregoj sot.

Gazetarja: Unë për këtë punë jam.

Presidenti Meta: Edhe unë prandaj jam këtu prej 28 vitesh që të mbroj interesat e këtij vendi. Për këtë punë jam, për çfarë jam këtu? Për të zgjidhur hallet e mia?!

Gazetarja: Keni në dorë për të mbrojtur interesat e shqiptarëve që Rilindja nesër të mos përkeqësojë situatën e një shteti në ekulibrin më të keq të mundshëm në periudhën e pluralizmit në shtet monopartiak?

Presidenti Meta: Unë gjithmon kam mbrojtur interesat kombëtare, kam mbrojtur interesat publike. Nuk jam njeri që nuk kam gabuar, por gabimet e mia më shumë më kanë kushtuar mua sesa i kanë kushtuar vendit. Kurrë nuk kam pranuar të bëj gabime aq më tepër me ndërgjegjie, të cilat mund të cënojnë të ardhmen e vendit kurrë.

Gazetarja: Keni pengje?

Presidenti Meta: Një gjë duhet të dini: që nuk jam peng i askujt. Për sa i takon kësaj historisë së pengjeve, dhe kjo më bën të lirë dhe të qetë që të marr vendime në interes të vendit, jua thashë edhe më parë: as armiqtë e Shqipërisë por as miqtë e Shqipërisë nuk më shantazhojnë dot kundër interesave të vendit tim, këtë duhet ta keni parasysh. Dhe kam dhe një model kur bëhet fjala në raport me qytetarët shqiptarë, se kam përmendur këta heronjt tanë kombëtarë. Është Alija Izebegoviç. Kur e morën në aeroport atëhere serbët për shkak të një tradhëtie ndërkombëtare i vunë pistoletën te koka, dhe i thanë merre atë zëvendësin tënd Ejup Ganiç dhe i thuaj të tërhiqet, të dorëzohet! Dhe ai tha dakord. E lidhën në telefon dhe i tha unë jam peng, ju vazhdoni. Çdo politikanë që mund të ketë bërë një gabim, apo që mund të jetë peng i këtij gabimi apo faji apo shantazhi, kurrë nuk duhet të lejojë që për shkakun e tij të sakrifikohet e ardhmja e popullit të tij. Unë këtë gjë e them me bindje dhe me ndershmëri absolute para gjithë qytetarëve shqiptarë. Unë i di dhe gabimet e mia i di dhe ato mangësitë e mia, por di dhe avantazhet e mia.

Gazetarja: M’i numëroni pak! Cili është avantazhi juaj?

Presidenti Meta: Avantazhi im, që nuk është vetëm i imi, sepse ka edhe të tjerë, është që unë kam lindur në Skrapar, edhe ky nuk është një avantazh i vogël për t’i qëndruar gati të gjitha këtyre presioneve te mëdha. Kur të vish më 22 gusht tek festa e Abaz Aliut do ta kuptosh, dhe jeni e ftuar nga ana ime.

Gazetarja: Me kënaqësi se jam bektashiane, dhe e respektoj.

Presidenti Meta: Edhe ju me Abaz Aliun!Abaz Aliu zu’Tomorrë, erdhi afër nesh, Shqipëria s’mbet e gjorë, se “Zoti e desh”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një pjesë e madhe e mediave shqiptare po tallen me veten dhe ndjekësit e tyre duke trajtuar seriozisht një fabul banale që duhet të zinte

Kryeministri Italian Xhuzepe Conte ka mbërritur ditën e sotme në Shqipëri, ku u prit nga homologi i tij Edi Rama.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me drejtuesen e misionit të OSBE/ODHIR, ambasadoren Audrey Glover.

Këshilltarja për Integrimin Evropian e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, Ilda Zhulali tha sot në një intervistë për “News24” se Komis

Deputetja demokrate, Rudina Hajdari ka reaguar sërish për lëvizjet e bëra te grupi demokrat në Kuvend, ku Korab Lita u zyrtarizua një dit

Ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali, priti sot në takim shefen e misionit të OSBE-ODHIR në Tiranë, Audre

Kryeministri Edi Rama në një video mesazh në Facebook ka folur për vendimin për çeljen e negociatave.

Presidenti Ilir Meta nuk e ka fshehur asnjëherë simpatinë që ka për ish-kryeministrin Sali Berisha, ndaj edhe në këtë përvjetor të këtij

Kreu i Grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka shprehur mirënjohje për qëndrimin e Gjermanisë sa i takon pozicionit të saj për çelj