Meta fton Këshillin e Ambasadorëve dhe Fondacionin “Soros” në takim

16/11/2019 - 19:44

Ditën e sotme presidenti Meta ftoi në takim krerët e partive që dogjën mandatet duke dalë nga Parlamenti, por burime nga presidenca bëjnë të ditur se të ftuar në takime lidhur me krizën në vend janë edhe pjesëtarë të Fondacionit “Shoqëria e Hapur Soros”.

Situata e rëndë në funksionimin e shtetit ligjor sipas kreut të shtetit po rrezikon izolimin e vendit dhe për këtë arsye ai ka ftuar në takim disa përfaqësi të aktorëve të ndryshëm në vend.

Përveç opozitës jashtëparlamentare dhe përfaqësuesve të Fondacionit “Soros”, mësohet se Meta do ka ftuar edhe Këshillin e Ambasadorëve.

Në këto takime presidenti do të informojë këto aktorë lidhur me ngërçin në Gjykatën Kushtetuese dhe situatën e rëndë të funksionimit të ligjit si dhe do të diskutojë me ta në lidhje me propozime për të arritur një zgjidhje.

Kujtojmë se Presidenti Meta në mënyrë të vazhdueshme ka akuzuar segmente të caktuara ndërkombëtare që veprojnë brenda vendit se kanë si qëllim krijimin e një shteti paralel në Shqipëri. Në një konferencë për mediat para disa kohësh ai i bëri thirrje George Sorosit që të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Shqipërisë, ndërsa disa ditë më parë bëri akuza të forta për disa pjesëtarë të delegacioneve ndërkombëtare se janë të korruptuar.

Takimet e presidentit janë parashikuar të bëhen para 20 nëntorit. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sipas ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, pavarësisht dy goditjeve të njëpasnjëshme, ekonomia shqiptare vijon të vlerësohet qendrueshë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha e ka nisur mëngjesin e sotëm me një shprehje të ish-presidentit të SHBA-së, Ronald Regan.

Ish- deputetja e PD, Jorida Tabaku ka publikuar raportin e agjencisë prestigjioze Moody’s Investors Service ku analizon ekonominë e Shqip

Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të OSBE, ka reaguar në 25 vjetorin e Masakrës së Srebrenicës, një prej ngjarjeve më të rën

Ish-eurodeputeti Knut Fleckenstein në një intervistë për emisionin "Kjo javë" në News24 u ndal edhe tek çështja e shkëmbimit të territore

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se prej ditës së djeshme, 10 korrik ka hyrë në fuqi ligji për aktiv

26 nëntorin e ardhshëm shkolla “Shaqe Mazreku” në Durrës do të jetë gati për të pritur 711 nxënësit e saj, me kushte shumë më të mira, pë

Artikulimi i socialistëve për të hapur listat dhe mosdakordësia e demokratëve lidhur me këtë argument, është bërë pjesë e retorikave mes

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas deklaratës së kreut të opozitës, Lulzim Basha, i cili tha se marrëveshja e 5 qershorit është

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vjen me një mesazh të fortë, ndërsa i bën të qartë rivalit të tij politik, Edi Ramës, s’e asku