Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Meta: Isha i infektuar me COVID-19, kur u zhvilluan protestat për Klodian Rashën

07/04/2021 - 20:18

Presidenti Ilir Meta ka zbuluar se ka qenë infektuar me COVID-19. Ai tha se ka qenë i infektuar gjatë kohës kur u zhvilluan protestat për Klodian Rashën, i cili u qëllua me armë për vdekje nga një efektiv policie.

Duke u ndalur tek greva në aeroportin “Nënë Tereza”, Meta iu bëri thirrje kontrollorëve dhe qeverisë që të zhvillojnë një mbledhje për të gjetur gjuhën e dialogut, pasi këto veprime cenojnë sigurinë kombëtare.

“Siç iu kam thënë edhe kontrollorëve, për shkak të pandemisë, duhet të jeni realist tek zgjidhja. Paga sa vendet e rajonit duhet të japim, që siguria kombëtare të mos cenohet. Tensioni është marrëzi. Ftoj ambasadorët e huaj që të bëjmë konferencë online dhe të gjejmë zgjidhje. Kur bëheshin protestat për vrasjen e Klodian Rashës nga policia, isha tek Rezidenca e Presidencës, i infektuar me Covid. Kur Stresi me një thirrje po rrëzonte qeverinë, Rama më akuzonte mua se nxisja minorenët. Kontrollorët kanë të drejtë për zgjidhje. Zgjidhje daneze nuk ka, por si në Kosovë e në Maqedoni të Veriut ka”,- deklaroi Meta.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, kryedemokrati Lulzim Basha thotë se liria e medias gjatë qevirisjes së kryeministrit Edi Rama k

Presidenti Ilir Meta ka vizituar mbrëmjen e kaluar aktivistin e Partisë Demokratike, Bledar Okshtuni, i cili ndodhet në spitalin e Durrës

Kryeministri Edi Rama teksa ishte duke dhënë një intervistë për "5 pyetje nga Babaramo" është ngritur nga studio dhe ka braktisur emision

Kryeministri Edi Rama reagoi në Twitter pas plagosjes së një personi brenda zyrës elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbërritur në Kavjaë, në zyrat e Partisë Demokratike ku dhe ka ndodhur plagosja e 27-vjeçarit i cili është j

Presidenti Ilir Meta do të niset drejt Kavajës, pas incidentit që ndodhi sot në një zyrë elektorale të PD-së ku mbeti i plagosur me armë

Bledar Okshtuni, simpatizant i Partisë Demokratike, u qëllua këtë pasdite me armë zjarri brenda zyrës elektorale në Kavajë.

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në drejtim të zyrës elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë. Për pasojë, n