Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Meta jep arsyet e kthimit të ligjit për aeroportin e Rinasit: Pas 25 prillit vendi kthehet në “shina”

27/02/2021 - 14:36

Presidenti Ilir Meta ka dorëzuar zyrtarisht në Kuvend dekretin për rishqyrtim të ligjit për aeroportin e Rinasit. Në një konferencë për media, Kreu i Shtetit tha se ka argumentuar në 43 faqe dokument të gjitha arsyet e kthimit të këtij ligji.

Ai iu ka bërë thirrje të gjithë deputetëve, përfshirë edhe ata të opozitës së re, që të lexojnë argumentet e Presidentit, para se të ngrenë kartonët e të votojnë në Kuvend.

“Sikundër paralajmërova, dje i përcolla edhe zyrtarisht Kuvendit dekretin për kthimin për rishqyrtim ligjin për aeroportin e Rinasit. Kjo marrëveshje është në dëm të interesit publik, shtetëror e kombëtar. I bjë thirrje cdo deputeti e zyrtari të lartë të reflektojë me shumë qetësi për këtë nismë. Paralajmëroj se për cdo vepër penale të konsumuar nuk do të ketë kurrë amnisti, por vetëm drejtësi. Pas 25 prillit, kuvendi do të kthehet njëherë e përgjithmonë në shinat e së drejtës. Po u jap mundësi deputetëve të reflektojnë.

Shpresoj të lexoni marrëveshjen, para se të ngrini kartonin. Ftoj të gjithë deputetët, edhe të opozitës, të njihen me argumentet e Institucionit të Presidentit në 43 faqe. Është një ftesë për të gjithë deputetët ta lexojnë, të mos thonë ‘nuk dinim gjë’. Por edhe opinioni publik le të njihet me këtë ‘kryevepër’ të kapjes së shtetit”, tha Meta.

Deklarata e plotë e Presidentit:

Sikundër paralajmërova pak ditë më parë, dje i përcolla edhe zyrtarisht Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, dekretin për kthimin për rishqyrtim të ligjit për ratifikimin e një ndryshimi të marrëveshjes së koncesionit për Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, pasi ky ligj bie qartazi ndesh me parimet e mbrojtura nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, anashkalon të gjithë kuadrin ligjor në fuqi dhe është një tjetër provë flagrante e “korrupsionit legjislativ” dhe kapjes së shtetit.

Kuvendi duhet të kërkojë vënien para përgjegjësisë të çdo funksionari publik, që ka konsumuar shkelje të Kushtetutës dhe të ligjit përgjatë procedurave të ndjekura, të vlerësimit të propozimeve, negocimit, e deri te hartimi, nënshkrimi i kontratës dhe servirja për miratim me ligj, të kësaj marrëveshjeje shtesë koncesionare, që haptazi është në dëm të interesit publik, shtetëror dhe kombëtar.

I bëj thirrje çdo deputeti dhe çdo zyrtari të lartë të administratës, të reflektojë me shumë përgjegjësi mbi këtë nismë dhe të respektojë Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjet e vendit, që janë në zbatim të saj, duke e paralajmëruar njëkohësisht se për çdo vepër penale të konsumuar, gjithçka po mbahet shënim dhe nuk do të ketë kurrë amnisti, por vetëm drejtësi, veçanërisht pas 25 prillit, kur vendi do të kthehet njëherë e përgjithmonë në shinat e shtetit të së drejtës.

Po u jap mundësinë të gjithë deputetëve të reflektojnë dhe të përmbushin detyrimin për të ruajtur të pacenuar interesin publik dhe kombëtar të shtetit shqiptar dhe të shtetasve të tij, duke e kthyer mbrapsht në Këshillin e Ministrave këtë nismë legjislative.

Po ndaj me ju dhe me të gjithë opinionit publik, 43 faqet me argumentet ligjore për kthimin e kësaj nisme, me shpresën, por edhe me dëshirën, që të gjeni kohën e mjaftueshme për t’i lexuar, pa ngritur kartonin, duke ulur kokën, siç fatkeqësisht keni vepruar në shumë raste.

I ftoj të gjithë deputetët, por edhe të gjitha partitë e opozitës dhe gazetarët e pavarur të njihen me argumentat kushtetuese e ligjore edhe në faqen zyrtare të Institucionit të Presidentit: www.president.al.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ambasada amerikane në vendin tonë iu bën thirrje qytetarëve të aplikojnë në Byronë Kombëtare të Hetimeve për hetues.

Projekti i kryeministrit Rama për shndërrimin e portit të Durrësit dhe zonës përreth në marinë konsiderohet nga kandidati demokrat Igli C

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të diel me një foto nga Aeroporti i Kukësit, i cili do të quhet Aeroporti Ndërkombëtar Zayed-Flatra

Kandidati për deputet i PD për Durrësin, Ferdinand Xhaferaj është takuar sot me përfaqesues të biznesit të vogël.

Në një takim me të rinjtë e FRESSH Shijak kryetari i bashkisë Elton Arbana është shprehur: Të rinjtë janë e ardhmja!

Kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste për qarkun e Durrësit kanë zhvilluar një takim me profesionistët e rinj të qytetit.

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar takimet elektorale në Vlorë, ku u shpreh se nuk kërkon asnjë votë për vete.

Nga Vlora, ku po zhvillon një takim me qytetarët, Rama nuk i ka kursyer thumbat për presidentin Ilir Meta dhe kandidatin e PD, Bujar Leks

Kryedemokrati Lulzim Basha, në një takim me fermerët në fshatin Grevë të Dibrës, tregoi planin e Partisë Demokratike për këtë kategori.