Presidenti Ilir Meta tha për mediat se kreu i shtetit është dhe do jetë gjithnjë në krye të detyrës; në mbrojtje të Kushtetutës.

Meta u shpreh se “sa i takon ndonjë karagjozi që bën prova forca me presidentin”, ta ketë të qartë se po mban shënim çdo gjë. 

“Nuk është çështje procedurash, është çështje e nivelit kushtetues dhe askush nuk mund të fshihet pas procedurave për shkelje të Kushtetutës së Republikës, të cilat cenojnë një interes të përbashkët të qytetarëve të republikës. Sa i takon asaj se ku do të jetë presidenti. Presidenti është në krye të detyrës në mbrojtje të kushtetutës. Do të jetë gjithnjë në krye të detyrës. Sa i takon ndonjë karagjozi që kërkon të bëjë prova force me presidentin apo dike tjetër, duhet ta kenë të qartë që presidenti sillet me përgjegjësi maksimale, mban shënim çdo gjë, i ka bërë paralajmërimet të përsëritura. Presidenti do të bëjë detyrën e tij pa rënë në provokime banale, dhe i ka ftuar të gjithë të menaxhojnë me përgjegjësi këtë situatë edhe të shëndetit publike, që ende vazhdon dhe probleme të ekonomisë. U ka bërë thirrje të gjithëve të përqendrohen tek 15 kushtet e BE. Nuk kemi nevojë të shtojmë kushtet të tjera. Sjellja ndaj kësaj çështje nuk është vetëm lokale, por është çështje që monitorohet me vëmendje maksimale dhe do të kishte ndikim me përkeqësues për pozitën tonë e cila nuk është aspak për tu krenuar në raport me perspektivën e celjes reale të negociatave.”