Pas kërkesës së opozitës për mbledhjen e Këshillit Politik ditën e nesërme në orën 10:00, ka reaguar presidenti Ilir Meta.

Meta thekson se Këshilli Politik të realizojë sa më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me konsensus dhe duke respektuar marrëveshjen e 5 qershorit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta thotë se kërkesa e opozitës për të kërkuar ekspertizën e ODIHR nuk duhet refuzuar. Presidenti shprehet se zgjedhjet e lira janë domosdoshmëri për hapjen negociatave me Bashkimin Europian.

Reagimi:

Tani që data e zgjedhjeve është dekretuar pas konsultimit me forcat politike, është domosdoshmëri që Këshilli Politik të realizojë sa më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me konsensus dhe duke respektuar pikë për pikë Marrëveshjen konsensuale të 5 qershorit. Kërkesa legjitime dhe parimore e opozitës për të kërkuar ekspertizën e ODIHR nuk duhet refuzuar. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë domosdoshmëri absolute për çeljen e negociatave.