Meta ktheu "Korporatën"/ PD: E bënte pronar të pronave publike, por Rama do e rrëzojë dekretin

09/11/2019 - 18:08

Ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku reagoi pas kthimit të ligjit për “Korporatën e Investimeve” nga Presidenti Meta. Tabaku shprehet se ky ligj kanalizon çdo pronë publike dhe private në duart e kryeministrit, i cili më pas do t'i shpërndajë tek oligarkët. Por, vijon më tej ish-deputetja demokrate, shumica do ta rrëzojë dekretin e Metës në parlament duke përfituar nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese.

"Gjatë vitit të fundit Partia Demokratike ka zhvilluar një betejë me fakte, të dhëna dhe argumenta se pse Korporata e Investimeve është një projekt antikushtetues dhe grabitqar. Në betejën tonë nuk kemi qenë vetem. Institucionet ndërkombëtare duke nisur nga BB, FMN dhe BE kanë reaguar duke kërkuar që ky ligj të mos miratohet sepse është në dëm të interesit publik dhe mbledh fuqi në duar të një individi. Sot dhe Presidenti i Republikës reagoi duke mos e dekretuar ligjin. Duke përshëndetur aktin e tij, gjej rastin të paraqes arsyet kryesore përse Korporata e Investimeve është një projekt kriminal në kurriz të shqiptarëve. së pari, kanalizon çdo pronë publike dhe private në duart e kryeministrit (Arkitektit real të këtij projektligji).

Së dyti, me pushtetin ndaj çdo prone publike dhe/ose private në vend, kryeministri do të shpërndajë pronat tek oligarkët. Në këtë mënyrë do marrë tagrin që në vazhdim të koncesionojë edhe shpatet e maleve. Akti i presidentit ndonëse i dobishëm është shpresë pak pasi mazhoranca e drejtuar nga PROSSH (Partia e Rilindur e Oligarkëve Socialistë të Shqipërisë) duke përfituar nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese do ta rrezoje perseri kete ligj siç ka bërë me shumë të tjerë të kthyer nga presidenti. KISH është akti parafundit dhe pas tij do të vijë ligji i shpronësimeve që do zhvlerësojë pronën private. Koha për sugjerime, amendime e këshilla ka kaluar.

Kur çdo ligj që votohet është në dëm të interesit publik, kur nuk miratohet një ligj i vetëm që t’i japë prioritet të pamundurit, pronarit, studentit e fermerit. Përherë ligjet e kësaj mazhorance janë anti-treg dhe në favor të një grupi të vogël atëherë kjo nuk quhet më qeveri e njerezve dhe për njerezit! Koha e kësaj qeverie ka mbaruar dhe në arrogancën e vendimeve të atyre që po largohen po bejnë dëm buxhetit ta shtetit dhe pronave të shqiptarëve. Kushdo që abuzon do paguajë. Kushdo që perfiton nga burimet shteterore do paguajë", shkruan ajo.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i është përgjigjur deklaratave të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajt

Zv.kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka kujtuar përpjekjet dhe kontributin historik të shqiptarëve në luftën për çli

Presidenti Ilir Meta ka dënuar ashpër sulmet politike në adresë të anëtares së Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka përkujtuar përpjekjet e shqiptarëve në kuadër të 75-vjetorit të çlirimi

Në ditën e Çlirimit të Tiranës, kryedmokrati i PD-së Lulzim Basha ka kujtuar intelektualët dhe patriotët shqiptar, të masakruar në valën

Presidenti Ilir Meta ka takuar në Tiranë ambasadorin Sam Brownback, të cilin e quan të ftuar special.

Partia Demokratike ka reaguar pas qëndrimit të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj ku shprehej kundër anëtares së Gjykatës Kushtetue

Ish-kryetar i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj ka reaguar për situatën e krijuar me ngërçin në Gjykatën Kushtetuese.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka përkujtuar sot 75-vjetorin e çlirimit të Tiranës.

Tirana ka kujtuar sot 75 vjetorin e çlirimit, si dhe ka nderuar të gjithë ata që kontribuan dhe sakrifikuar edhe jetën e tyre në një nga