11/10/2018 - 13:59
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pasi Presidenti Meta riktheu për të dytën herë për shqyrtim ligjin e teatrit.. Në përfundim të seancës plenare, Balla tha se do ta shqyrtojnë me seriozitet, qetësi dhe dashuri propozimin që vjen nga Presidenti.
"Presidenti e ka njoftuar pa na i sjellë ne, që do ta thotë ne do ta lexojmë menjëherë dhe sic përcakton procedura e sanksionuar qartë në kushtetutë dhe më pas për rolin që luan Kuvendi për shqyrtimin e dekretit. Do të shqyrtohet dhe do të kalojë në seancë plenare. Nuk ka ndodhur ndonjëgjë e madhe. Ne jemi seriozë në marrëdhënien me institucionin e Presidentit të Republikës dhe do ta shqyrtojmë me po aq seriozitet qetësi dhe dashuri propozimin që vjen nga Presidenti."
/portali DurresLajm/