Meta kujton 100-vjetorin e Kongresit të Lushnjes: Vendimet e atij Kuvendi mesazh reflektimi

21/01/2020 - 10:20

Presidenti i vendit Ilir Meta ka kujtuar sot 100-vjetorin e Kongresit të Lushnjës, duke e cilësuar atë një nga ngjarjet më të mëdha dhe më të rëndësishme në historinë kombëtare, pas asaj të shpalljes së Pavarësisë.

Në një postiom në “Facebook”, kreu i shtetit shprehet se Kongresi i Lushnjes rithemeloi shtetin e pavarur, riformatoi institucionet shtetërore dhe vetëqeverisëse të tij.

POSTIMI I PLOTË I ILIR METËS:

Kongresi i Lushnjës, 100-vjetorin e të cilit festojmë sot, është ngjarja më e madhe dhe më e rëndësishme në historinë tonë kombëtare, pas shpalljes së Pavarësisë në 28 nëntor 1912 në Vlorë.Kongresi i Lushnjës rithemeloi shtetin e pavarur, riformatoi institucionet shtetërore dhe vetëqeverisëse të tij, krijoi Kushtetutën e parë të vendit, zgjodhi të parën trupë legjislative mbi baza pluraliste, dhe shprehu vendosmërinë e të gjithë shqiptarëve për të mbrojtur pavarësinë, sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë.

100 vjet më vonë, vendimet e këtij Kuvendi Kombëtar janë mesazhe për reflektim, për të ecur në rrugën që hapi ky Kongres, për të mbrojtur Kushtetutën dhe pluralizmin, integritetin e institucioneve shtetërore e në mënyrë të veçantë për të mbrojtur vlerat reale dhe pluraliste demokratike të parlamentarizmit shqiptar.

Koha i thirri burrat e shquar atdhetarë shqiptarë me bindje të ndryshme politike në vitin 1920 për t’i vënë mendjen dhe energjitë e tyre në shërbim të kombit e për të shpëtuar Shqipërinë.Nderimi për ta e për veprën e tyre është sot obligim, por edhe një detyrë që në emër të idealeve që frymëzuan ata, të ecet drejt për ta bërë atdheun tonë një vend të qëndrueshëm dhe frymëzues për brezat e rinj, që të ndërtojnë të ardhmen e tyre, në një Shqipëri demokratike dhe anëtare të Bashkimit Europian.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Janë 11 tifozë të proceduar, ndër ta dy të arrestuar  për shkatërrim të pronës, prishje të rendit e qetësisë dhe hedhje të sendeve të for

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi reagon pas fjalës së sotme në Kongresin e PS të Linda Ramës, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë fjalës së saj në Kongresin e PS-së, ministrja e Arsimit, Besa Shahini u ndal tek dhuna në familje dhe ngacmimet ndaj grave në jetën

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ka deklaruar se Partia Socialiste mbetet një parti e inkriminuar dhe e kr

Kryeministri Rama foli sot gjatë ditës së parë të Kongresit të Partisë Socialiste. Në fund të fjalës së tij Rama kërkoi nga gratë e prani

Gruaja e kryeministrit Edi Rama, pedagogia Linda Rama ka mbajtur fjalën në ditën e parë të Kongresit të PS që si temë ka gratë.

Vangjush Dako, ish-kryebashkiaku i Durrësit dhe anëtar i kryesisë së PS, ka qenë mbrëmjen e sotme në kongresin e PS-së, madje shumë pranë

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, shkruan në “Facebook” se situata me koronavirusin po shkon drejt përmirësimit.

Përfaqësuesja e Grupit të Punës për Koronavirusin ngritur pranë Partisë Demokratike, Orjola Pampuri inspektoi situatën shëndetësore dhe m

Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi ka reaguar për arrestimin e botuesit, analistit dhe pedagogut Henri Çili për të cilin thotë se akuzat që