Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot ditëlindjen e heroit kombëtar Isa Boletinit. Teksa ka sjellë në fokus një shprehje të njohur të këtij të fundit, kreu i shtetit pohon se amaneti i Bacë Isë nuk shuhet kurrë.

“Unë jam mirë, kur është mirë Shqipëria”

Amaneti i Bacës Isë nuk shuhet kurrë. Vepra dhe shembulli i tij frymëzues në mbrojtje të interesit kombëtar na udhëheq çdo ditë.

Atdheu është mbi gjithçka!

Heronjtë e Kombit kanë vetëm ditëlindje! Lavdi përjetë Isa Boletinit!”, shkruan Meta.