Meta: Kuvendi nuk ka legjitimet që të bëjë ndryshimet kushtetuese, i mungojnë numrat

16/07/2020 - 13:56

Në një dalje publike të paralajmëruar, Presidenti Ilir Meta deklaroi se propozimi për ndryshimet kushtetuese, zeron përpjekjet 9 mujore për gjetjen e një konsensusi mes palëve për reformën zgjedhore.

Kreu i shtetit pohoi se ndryshimet kushtetuese sa i takon reformës zgjedhore nuk mund të ndodhin, pasi sipas tij maxhoranca nuk i ka votat e mjaftueshme.

"E cilësova të arritshme marrëveshjen e 5 qershorit. Kjo marrëveshje, sikurse e dini, u mbështet nga përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar në Tiranë dhe nga sekretari i Shtetit, Pompeo, nga Barreli. Marrëveshja tjetër e prish atë të qershorit dhe dëmton edhe ministrin tonë të Jashtëm edhe në cilësinë e tij si kreu i OSBE-së. Marrëveshja i hap rrugën përmbushjes të së parit prej 15 kushteve. Këto ndryshimi kushtetuese janë në kundërshtim me parimet e Komisionit të Venecias dhe janë udhërrfyesi i vetëm në zgjedhje demokratike. Edhe OSBE Tiranë ka bërë me dije se është shumë vonë për ndryshime. Propozimi për ndryshimet kushtetuese, zeron përpjekjet 9 mujore për gjetjen e një konsensusi. Është e domosdoshme që palët politke t’i qëndroje besnike marrëveshjes, aq më tepër që janë invetsuar dhe ndërkombëtarët. Ndryshimet ligjore duhet të bëhen 1 vit para zgjedhjeve. Përse Kuvendi aktual se ka legjitimitetin e plotë për ndryshimet kushtetuese. E theksoj në mënyrë të përsëritur se Kuvendi se ka legjitimitetin kushtetuese për të realizuar këto ndryshime. Kuvendi ka vetëm 82 deputetë legjitim që kanë fituar mandatin nga procesi zgjedhor ku përfshin dhe 3 deputetët e opozitës, të cilët nuk pranuan me të drejt që të dorëhiqeshin nga largimi i deputeteve të opozitës. Pas heqjes bllok të 58 deputetëve të opozitës së bashkuartë opozitës, mund të themi se ata nuk ishin pjese e Kuvendit. Edhe pse shteruan të gjitha listat partive opozitare, prej 18 muajsh, edhe sot Kuvendi ka formalisht 122 deputetë nga 140 deputetë, që është detyrim i Kushtetues. Jo vetëm kaq, të gjitha proceduar e parashikuara nga Kushtetuta, nuk janë plotësuar. Kodi Zgjedhor nuk është respektuar në zëvendësimin e mandateve. Kodi Zgjedhor e ndalon heqjen në bllok të mandateve dhe asnjë nuk u thirr në KQZ për të hequr dorë nga mandati.", tha Meta.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Edi Rama ndodhet në jug të vendit me pushime, i shoqëruar nga Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç.

Kryeministri Edi Rama reagon pas arritjes se marrëveshjes midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe e konsideruar si historike për

Presidenti Ilir Meta ka shprehur trishtim për ndarjen nga jeta parkohe të Komandantit të Qendrës së Bashkuar Operacionale, Kolonel Neshet

Kopshti i ri Zoologjik është xhevahiri i radhës që do t’i shtohet shumë shpejt Tiranës, si një hapësirë e transformuar, e përkryer për ar

Epiki i mjekëve italianë dhe i Mbrojtjes Civile kanë përfunduar sot misionin e tyre në Shqipëri, ku kanë ofruar eksperiencën e vyer për e

Duke e quajtur "shëmbëlltyrën e asgjësë" për zero reforma e përmirësim në vend, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se kryeministri

Partia Demokratike deklaron bilanci i vetëm i qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama është 22 km rrugë në 7 vite.

Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim ligjin për pronat e paluajtshme.

Për Partinë Demokratike, sektori i turizmit ndodhet në një situatë tepër të vështirë për shkak të pandemisë Covid-19, por edhe nga mosdhë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është shëruar nga koronavirusi.