Presidenti Ilir Meta do të mbledhë Këshillin e Sigurisë ditën e sotme në orën 12:00, e cila do të zhvillohet online.

Mësohet se kreu i shtetit do të jetë në Presidencë, i shoqëruar nga Këshilltarët e tij, e ndërsa anëtarët e kabinetit qeveritar, me në krye kryeministrin Edi Rama dhe përfaqësuesit e tjerë të institucioneve kryesore në vend do të jenë në zyrën e tyre. E gjitha kjo është bërë për të ruajtur distancën e sigurisë nga njëri-tjetri, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Në fokus të kësaj mbledhje do të jetë reagimi i të gjitha institucioneve për marrjen e masave lidhur me koronavirusin, ku titullarët do të raportojnë para kreut të shtetit, njëherazi dhe kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Sigurisë marrin pjesë:

Presidenti
Kryeministri
Kreu i Kuvendit
Kreu i SHISH
Kryeprokurori
Kryetari i komisionit të Sigurisë
Ministri i Brendshëm
Ministri i Drejtësisë
Ministri i Mbrojtjes
Ministri i Ekonomisë dhe Financave
Ministri i Energjetikës
Ministri i Shëndetësisë
Ministri i Arsimit
Drejtori i Policisë së Shtetit
Drejtori i Emergjencave Civile
Kryetari i opozitës