Presidenti Ilir Meta qenë mbrëmjen e djeshme në koncertin e sopranos Blerta Zhegu.

Ka qenë vetë Meta që ka shprehur impresionet e tij për shfaqjen në fjalë, ndërsa e cilësoi sopranon një talent të rrallë shqiptar.

“Pata kënaqësinë e veçantë të ndiqja mbrëmë koncertin e sopranos, Blerta Zhegu, e shoqëruar nga Orkestra e Harqeve të Klubit të Artit dhe Kulturës “SIGAL Uniqa”.

Ishte një shpalosje e mrekullueshme e talenteve të rralla shqiptare në kuadër të Vitit Europian të Trashëgimisë Kulturore, të shpallur nga Bashkimi Europian”, shkruan Meta.