Meta: Një bandë oligarkësh kanë marrë peng të ardhmen e vendit

16/09/2020 - 09:00

Duke kujtuar 78-vjetorin e Konferencës së Pezës, Presidenti Ilir Meta thotë se e ardhmja e vendit është marrë peng nga një bandë oligarkësh që kanë zaptuar institucionet.

Meta bën thirrje për bashkim kundër kësaj “bande oligarkësh”, sikurse shprehet ai, për të shpëtuar Shqipërinë.

“Pezë do të thotë Shqipëria mbi të gjitha! Pezë do të thotë bashkim, kushtrim dhe qëndresë, pa dallim feje, krahine dhe ideje në mbrojtje të interesit kombëtar. Mesazhet që përcjell edhe sot, pas 78 vitesh, Konferenca e Pezës janë më aktuale se kurrë për të lënë mënjanë ndasitë e interesat afatshkurtra, dhe për t’u bashkuar kundër një pushtimi të ri nga një sekt e një bandë oligarkësh që kanë uzurpuar institucionet dhe kanë marrë peng të ardhmen e çdo shqiptari dhe atë europiane të vendit tonë. Peza është një amanet: Besa-besë për të shpëtuar Shqipërinë”, shkruan në Facebook Presidenti Ilir Meta.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se situata nga koronavirusi paraqite

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim, së bashku me ambasadorin e BE, Luigi Soreca kanë zhvilluar sot një takim me kryetaren e Gjy

Teksa pandemia Covid-19 vijon të përhapet me shpejtësi në të gjithë vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë kërkon që të marrë masa të tjer

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj inspektoi sot me së bashku me ministrin e Jashtëm të Zvicrës Ignazio Cassis, ndërtimin

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu në një bashkëbisedim me presidentin Meta dhe ekspertë të tjerë të shëndetësisë foli për testet

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër kantierin e ndërtimit në zonën 1 në Laç, ku do të ndërtohen qendra të reja banimi me pallate

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me biznesin e vogël në Shkodër, tha se rënia ekonomike në Shqipëri i

Moderatori dhe gazetari i njohur Sokol Balla ka kërkuar mbrëmjen e djeshme që kryeministri Edi Rama të shkarkojë kryebashkiakun socialist

Në 24 orët e fundit në Shqipëri u regjistruan 19 viktima nga koronavirusi, numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë.