22/11/2019 - 14:41
Presidenti Ilir Meta do të ketë sot një tjetër konferencë të jashtëzakonshme për mediat. Lajmi është njoftuar nga zyra e shtypit pranë kreut të Shtetit sipas së cilës: Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të zhvillojë sot në ora 18:30 një konferencë te jashtezakonshme per shtyp!”
Konferenca e jashtëzakonshme vjen pas takimit që kreu i shtetit zhvilloi sot me Besnik Muçin, të cilit i kërkoi që të vlerësonte mundësinë që të rishikonte qëndrimin e tij më të fundit, ku i kërkonte Gjykatës Kushtetuese të shprehej me vendim për të deklaruar përfundimin e mandatit të tij.
Gjithashtu Presidenti bëri publik vendimin që shorti për zgjedhjen e KED do të realizohet nga institucioni i Presidencës në datë 5 Dhjetor
/portali DurresLajm/