Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në Presidencë ambasadoren e re amerikane, Yuri Kim, ku kjo e fundit i ka dorëzuar letrat kredenciale.

Në një postim në Facebook, Kreu i Shtetit thekson se SHBA mbetet një partner strategjik, i pazëvendësueshëm për Shqipërinë.

POSTIMI I METËS

I kënaqur të prisja dhe të pranoja Letrat Kredenciale të Ambasadores së re të SHBA, znj.Yuri Kim.

SHBA një partner strategjik, i pazëvendësueshëm për Shqipërinë.

Së bashku të përballojmë me sukses sfidat që ka vendi.

Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane!