Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur vizitën e Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, në Komunën e Tuzit dhe mbështetjen e tij dhe të Qeverisë së Malit të Zi për komunitetin shqiptar në këtë situatë të vështirë për të gjithë.

“Duke iu uruar të gjithë shqiptarëve në Mal të Zi shëndet të plotë, si dhe shërim të shpejtë të prekurve nga pandemia COVID-19, shpreh solidaritetin tim në këto momente për kryetarin e Komunës së Tuzit, z.Nik Gjeloshaj dhe për të gjithë komunitetin e dashur shqiptar. Do të jemi gjithmonë pranë jush“, shkruan Meta.

Komuna shqiptare e Tuzit në Malin e Zi është një nga zonat më të prekura nga koronavirusi.

Kjo ka bërë që qeveria të vendosë që banorët e Tuzit të vendosen të vetëkarantinë pa asnjë përjashtim duke mos dalë nga shtëpitë e tyre që prej 24 marsit.