Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur zgjedhjen e Presidentes së re në Greqi, Katerina Sakellaropoulou.

Në postimin e tij në Facebook, Meta shkruan se mbetet i bindur se marrëdhëniet shumë të mira dhe tradicionale mes dy vendeve do të zhvillohen edhe më tej në dobi të interesave dhe qëllimeve tona të përbashkëta.

POSTIMI I METËS

Përshëndes zgjedhjen historike të Presidentes së re të Republikës Helenike dhe i uroj asaj shumë suksese në këtë post shumë të rëndësishëm.

Mbetem i bindur se marrëdhëniet shumë të mira dhe tradicionale mes dy vendeve edhe dy popujve tanë do të zhvillohen edhe më tej në dobi të interesave dhe qëllimeve tona të përbashkëta, ku kontributi i Presidentes së Zgjedhur të Republikës Helenike, Znj. Katerina Sakellaropoulou, është i një rëndësie të veçantë