Meta pret Shpëtim Idrizin tek Kryesia, para takimit me Ramën

15/04/2017 - 10:04

Kreu i Kuvendit Ilir Meta po takohet me Shpëtim Idrizin tek Kryesia e Kuvendit pak para tryezës me krueministrin Rama. Ai shoqërohet edhe nga Petrit Vasili.

Meta takon sot edhe Lulzim Bashën? PD: Ja e vërteta

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta, do të vendosin sot nëse do të rinovojnë edhe për një mandat të ri katërvjeçar koalicionin e tyre brenda të majtës.

Takimi mes dy bashkëkryetarëve të koalicionit qeverisës është përcaktuar të zhvillohet sot, në orën 10:00, në Hotel Tirana, ku Kryeministri Rama do të jetë i shoqëruar nga kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, ndërkohë që kryeparlamentari Meta në takim do të shoqërohet nga zv.kryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

Por ka pasur informacione nga burime jozyrtare se lideri i LSI do të kishte një takim me zotin Lulzim Basha para se të takohet me kryeministrin, por të pyetur nga BalkanWeb, burime zyrtare nga Partia Demokratike nuk e konfirmojnë një takim paraprak të kryetarit Basha dhe liderit të LSI-së Ilir Meta, për të tentuar zgjidhjen e krizës politike, kur na ndan vetëm 1 orë nga takimi mes aleatëve.

Takimi mes Ramës e Metës vjen dy ditë pasi kreu i PS-së i kujtoi partnerit kryesor të tij në koalicion se e majta ka humbur vetëm kur ka qenë e përçarë.

Optimist për vazhdimin e këtij bashkëpunimi politik ka qenë edhe kreu i LSI-së Meta, kur deklaroi se me Partinë Socialiste arritën të fitojnë edhe kur KQZ-ja ishte në duart e Berishës.

Por gjetja e një marrëveshjeje per të futur opozitën në zgjedhje, pritet të jetë një pikë e pazgjidhur mes palëve edhe sot kur kanë mbetur 4 ditë afat nga regjistrimi i koalicioneve në KQZ.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dega e PD-së në Durrës ka publikuar në faqen zyrtare në Facebook një kolazh me foto nga protesta e pasdites së djeshme.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kukës në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Një foto nga takimi elektoral në Durrës, ku shfaqet koordinatori Vangjush Dako ndërsa shtrëngon duart me kandidatët për kryetar bashkie n

Kryeministri Edi Rama gjatë fushatës elektorale ka prezantuar në Tropojë kandidatin e PS, Rexh Byberi.

Një ditë pas protestës së opozitës që i parapriu dhe shoqëroi takimin elektoral të Edi Ramës në Durrës, nënkryetari i degës lokale Arlind

Kryeministri Edi Rama ka paditur gazetarin gjerman Peter Tiede, pas publikimit të përgjimeve në të përditshmen gjermane "Bild".

Valbona Sako, kandidatja socialiste për bashkinë e Durrësit ka falenderuar pjesëmarrësit për mbështetjen e treguar gjatë takimit të djesh

Bashkitë që janë nën drejtimin e opozitës kanë vënë në dijeni Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se asnjë vendim i paligjshëm i këtij Komis

Na ndajnë edhe pak ditë nga 30 qershori, dita e zgjedhjeve, për të cilën kryeministri Edi Rama ka deklaruar disa herë se nuk do lëvizë pa

Ish-kryeminstri Sali Berisha ka publikuar një foto ku shfaqet famuri kombëtar i hedhur në tokë pas mitingut të një ditë më parë të kryemi